Mostra Tito Schipa a Bari
Një ndër këngëtarët më të mëdhenj lirikë të shekullit XX, i njohur si Tito Schipa, lindi më 2 janar 1889 në Leçe, Itali, në një familje arbëreshe, me emrin Raffaele Attilio Amedeo Schipa.
Ai studioi në Milano dhe bëri debutimin e tij të parë në opera në moshën 21-vjeçare, në vitin 1910, në Vercelli. Më pas u shfaq në të gjithë Italinë dhe në Buenos Aires, Argjentinë.
Më 1917, ai solli rolin e Ruxheiros në ”La rondine” të Puçinit.
Schipa interpretoi shfaqjen e tij të fundit në Operën Metropolitane, në vitin 1941, para se të kthehej në Italinë fashiste, “nën regjimin e Benito Mussolinit”. Kjo periudhë e jetës së tij, do të ishte vërtet ajo më e vështira për një artist; pasi u kthye në Shtetet e Bashkuara, koncerti i tij i parë pas luftës, u ndoq me pak interes nga publiku.
Në vitin 1958, Schipa tërhiqet nga skena operistike për të dhënë mësime kantoje, fillimisht në Budapest. U kthye për shfaqjen e fundit në Nju Jork, në vitin 1962.
Tito Schipa ndërroi jetë prej ndërlikimeve shëndetësore nga diabeti, më 16 dhjetor 1965, në moshën 77-vjeçare. në Nju Jork.
Përbërësit: disa gjethe rozmarine, 3 kokrra limon, 250 gr mjaltë, 1 litër ujë. Shtrydhni…
Viti 1816 ka hyrë në histori si “Viti pa Verë”, një nga anomalitë klimatike…
Magnezi është një nga mineralet më të rëndësishme për funksionimin e duhur të…
] Mollët dhe dardhat janë fruta të pasura me vlera ushqyese dhe mund të jenë…
Historia shqiptare nuk është vetëm histori kryengritjesh, heronjsh dhe luftërash për liri. Ajo është edhe…
Mjekët paralajmërojnë se simptomat e para shpesh nuk janë dhimbjet e kokës, por…