Galileo Galilei mati dimensionet e ferrit… në Itali!

Epoka e Rilindjes së hershme solli një periudhë interesante, ku shkenca dhe feja do të bashkoheshin sërish, pavarësisht besimeve fanatike të katolikëve dhe përgënjeshtrimeve të shkencës nga ana e saj./Konica.al

Historianët bashkohorë e konsiderojnë “Komedinë Hyjnore” të Dantes, si veprën më të famshme të artit, që po përpiqet të shpjegojë vërtet ferrin bazuar në besimet e krishtera dhe në shkrimet e lashta.

A është ferri, mjaftueshëm i madh, për të gjithë mëkatarët?

Veprat e artit, përfshi romane të shkurtra dhe poema të Dante Aligerit, u krijuan midis viteve 1307 dhe 1320. Në to, artisti e përshkruan ferrin me një ndërlikim kaq të hollësishëm, sa duket sikur ka shkuar dhe e ka vizituar vetë ferrin. Prej vitit 1320, kur veprat e tij tashmë kishin përfunduar, studiues të ndryshëm janë munduar të përpilojnë veçoritë fizike të ferrit. Pavarësisht teorive komplekse gjeometrike të pranishme në atë kohë, ishte goxha e vështirë për të gjetur atë që disa studiues e përshkruan si një “botë-fantazi” e krijuar nga Dante.

Periudha e Rilindjes i inkurajoi studiuesit të merrnin një qasje më filozofike ndaj botës së shkencës dhe ndaj shqyrtimeve të letërsisë fetare, po ashtu edhe artit që paraqiste ngjarje biblike Për këtë arsye, në vitin 1588, kisha katolike i kërkoi Galileo Galileit që t’i vinte në punë njohuritë matematikore për të matur përmasat e ferrit bazuar në tablotë e Dantes. Asokohe, Galileo ishte vetëm 24-vjeç, por një mrekulli në fushën e fizikës, madje disa historianë e konsiderojnë si personi më inteligjent i shekullit të 16-të. Interpretimi i ferrit të Dantes shpjegon se ferri formohej nga 9 rrathë, ku secili sa vinte e zvogëlohej teksa i afrohej bërthamës së Tokës. Sa më i thellë të ishte rrethi, aq më vicioz bëhej ferri.

Rrethi i fundit ishte paracaktuar për qeniet njerëzore më të neveritshme në Tokë, siç është ushtaraku romak që vrau Jezusin (Gjoni 19:34)./Konica.al

Nisur nga literatura e krishterë, forma e ferrit mendohet të jetë në formë koni, e krijuar nga dyluftimi midis Zotit dhe Luciferit. Kur Zoti goditi Luciferin, ky i fundit ra në afërsi të qytetit Cuma në Itali, duke krijuar kështu portën e ferrit dhe përplasja krijoi formën e konit të paraqitur nga piktura e Dantes./Konica.al

Lindja e fizikës moderne

Galileo e kishte studiuar në thellësi artin e Dantes dhe botën imagjinare të poetit nisi ta argumentonte me përdorimin e shkencës. Galileo nuk ishte studiuesi i parë që u përpoq të maste dimensionet e ferrit, por ishte i pari që kuptoi se dimensioni i ferrit ka grupin e vet të fizikës. Dante përshkruan se ferri është një kon, që shtrihet nga bërthama e brendshme e Tokës deri në pjesën e jashtme. Për këtë matje, Galileo përdori Jeruzalemin si qendër të Tokës dhe llogariti distancën midis Cumas (Itali) të ishte 2,700 km (1,677 milje). Bazuar në këtë llogaritje, Galileo arriti në përfundimin se koni i Ferrit do të kishte një diametër prej 5,550 km (3,417 milje). Menjëherë pas kësaj, Galileo kuptoi se në llogaritjet e tij kishte një gabim të madh.

Bazuar në ligjet e fizikës, cilindrat masivë që zbresin në qendër të Tokës, në jetën reale do të shemben nën peshën e tyre. Madje, Galileo mori parasysh llogaritjet dhe orvatjet e tjera për të matur diametrin e ferrit, por zbuloi se të gjithë bënin të njëjtin gabim. Ai përmendi se studiuesit më të mëdhenj të kohës, duke përfshirë edhe veten, nuk e kuptonin se si funksiononin strukturat e botës reale. Ishte pikërisht ky gabim që e shtyu Galileon të bënte disa zbulime të mahnitshme në botën e fizikës, madje duke krijuar disa nga ligjet e fizikës që zbatohen ende sot e kësaj dite.

Në vitin 1638, Galileo botoi librin “Dy shkenca të reja”, në të cilin ai vendosi bazën e mekanikës brenda shkencës, ku si shembuj përdori gabime të tilla. Në këtë mënyrë, mori fund epoka e fizikës së Aristotelit dhe lindi shkenca moderne./Konica.al

postbck postbck

Recent Posts

Efekti Mandela: Pse disa njerëz kujtojnë ngjarje që nuk kanë ndodhur kurrë?

A keni kujtuar ndonjëherë diçka me siguri të plotë, për ta zbuluar më vonë se…

4 hours ago

Heroizmat e Grave Shqiptare në Luftën për Pavarësi

  Gratë shqiptare kanë luajtur një rol vendimtar në historinë e kombit tonë, duke u…

6 hours ago

Pse Çabej e “fshiu” himnin e tij?

Himni i flamurit që shkroi Çabej, në konkursin e vitit 1937: Atje lidhet besa e…

18 hours ago

Shqiptarë të famshëm që vunë themelet

Është e dëshmuar se për 500 vite, shqiptarët kanë qenë pjesë integrale dhe e pandarë…

19 hours ago

Teuta, sundimtarja që për hajni e humbi një mbretëri

Mbretëresha Teuta e Ilirisë dhe ushtria e saj pirate, sunduan Detin Adriatik në lashtësi dhe…

20 hours ago

Ja gabimi që të gjithë bëjnë kur përgatisin çajin

  Është fakt se bërja e një filxhani çaji duket dhe është një proces i…

21 hours ago