Disa janë pothuajse të zhdukur: Këto janë tri racat më të rralla të qenve në botë

Shumica do të mburren se njohin një numër të madh të racave të qenve, por fakti është se ata jashtëzakonisht rrallë kanë dëgjuar bash çdo gjë

Disa raca qensh jetojnë në klima specifike dhe janë më pak të përhapura në pjesën tjetër të botës, por disa përdoren ekskluzivisht për qëllime specifike, si gjetja e tartufit dhe rritja e deleve, kështu që ka pak gjasa të keni dëgjuar për disa nga këto raca nëse nuk merreni me aktivitete të tilla, transmeton Telegrafi.

Këto janë tri racat më të rralla të qenve në botë:

1. Lundehundi norvegjez

Racë e çuditshme dhe e pazakontë. Ai ka gjashtë gishta në secilën putër dhe mund ta përkulë kokën mbrapa pothuajse aq sa të prekë shpinën me feçkën e tij. Në Norvegji, Lundehundi fillimisht gjuante zogj të veçantë që jetojnë në brigjet veriore, për shkak të aftësisë së tyre në ngjitjen e grykave.

Ky qen, pothuajse u zhduk gjatë Luftës së Dytë Botërore, por mbarështuesit norvegjezë arritën ta mbanin gjallë racën. Për shkak të energjisë dhe personalitetit të saj, është një kafshë shtëpiake e shkëlqyer për familjet më aktive që duan aventurat, eksplorimet dhe shëtitjet e shpeshta të gjata.

2. Lagotto Romagnolo

Shpesh përzihet me qen pudla, por Lagotto Romagnolo është në fakt raca më e vjetër për gjueti në ujë. Gjuetarët në Itali e kanë përdorur për shekuj me radhë për të sjellë rosat e vrara nga gjuetarët në liqen, dhe kjo për shkak të leshit të tij të papërshkueshëm nga uji, ndjenjës së mprehtë të nuhatjes dhe strukturës muskulore.

Sot, megjithatë, njerëzit më së shumti i përdorin për të kërkuar tartuf dhe aktualisht është e vetmja racë e njohur në botë që njerëzit përdorin për këtë.

3. Azawakh

Zagari azawakh ose saharian është një qen afrikan me ngjyrë kafe ose me ngjyrë rëre. Karakterizohet nga një trup i hajthëm dhe i zhdërvjellët dhe një qëndrim mbretëror. Njihet si një racë shumë e butë dhe e lidhur me familjen e tij. Është mosbesues ndaj të huajve dhe nuk u pëlqen kur e prekin, por adhuron njerëzit me të cilët jeton.

Ka nevojë për të paktën gjysmë ore vrap ose lojë aktive çdo ditë, dhe meqenëse vijnë nga shkretëtira, ky qen do të shijojë ditët e verës. Për të njëjtën arsye, ata do të kenë nevojë për veshje në dimër, sepse nuk e durojnë dot të ftohtin.

/Telegrafi/

postbck postbck

Recent Posts

Pesë shenjat e hershme që tregojnë se vuani nga tensioni i lartë

  Tensioni i lartë i gjakut njihet edhe si “vrasësi i heshtur” sepse zakonisht nuk…

22 hours ago

Të mirat dhe të këqijat e fasuleve

  Fasulet konsiderohen si ushqim i shëndetshëm dhe shpesh mund ta gjeni në tryezat e…

5 days ago

Portreti i Gjergj Kastrioitit-Skënderbeut i punuar nga heroi Agim Ramadani

Nga: Ilir Muharremi Portreti i Skënderbeut është realizuar me një trajtim të butë figurativ nga…

2 weeks ago

Sekreti me ujin që do t’ju bëjë të kuptoni nëse vuani nga diabeti

  Diabeti është një nga sëmundjet në rritje në botë dhe megjithëse ka mënyra për ta mbajtur…

2 weeks ago

Çfarë u morri jetën tre milionë fëmijëve në vitin 2022?

  Më shumë se tre milionë fëmijë në mbarë botën ndërruan jetë nga infeksionet rezistente…

2 weeks ago

Shkenca, drejt një alternative natyrale ndaj Ozempic-ut

  Ozempic është bërë sinonim i humbjes së shpejtë të peshës dhe rregullimit të sheqerit…

2 weeks ago