Homeri është poeti grek i shek VIII pr.K edhe pse data e lindjes dhe vendlindja e tij nuk dihen ai ka shkruar dy nga veprat më influenuese të historisë “Iliada” dhe “Odiseja”.
E para i kushtohet luftës së grekëve kundër Trojës, ndërsa e dyta vështirësive të udhëtimit të Odiseut gjatë kthimit të tij në atdhe.
O Zeus, mbret dodonas e pellazgjik që banon larg që kujdesesh për Dodnën dimërkeqe… I biri i shkëlqyshëm i Lethos të Pellazgut, Hipotheu e tërhiqte prej këmbe përmes përleshjes së tmerrshme (kufomën e Patroklit të vrarë) lidhur me tërkuzë nga kyçi i këmbës, për t’i bërë qejfin Hektorit dhe trojanëve.
I pari foli Akili hyjnor këmbëshpejti: “Kush je ti prej burrave që kundër meje guxon të vish? Është fatkeq ai djalë që mërinë time kundërshton.”
Atij menjëherë iu përgjigj i biri i shkëlqyer i Pelegronit: “O Pelid zemërgjerë, për fisin tim pse pyet? Jam nga Paionia (mbretëri në Epir) pjellore dhe e largët, burrave paionë heshtëgjatë u prij, kam njëmbëdhjetë ditë që kam ardhur në Ilion…”
U ndava, shkruan Homeri te “Odisea”, (libri XIV) për nëntë ditë, kurse në natën e dhjetë të zezë, vala e madhe më shtyu në tokën e thesprotëve (fis ilir). Këtu më priti mbreti i thesprotëve, Feidoni, hero e bujar; i biri i tij i dashur erdhi të më marrë në shtëpi, i dërrmuar nga të ftohtit e nga lodhja; pasi më ngriti, më çoi në pallatin e të atit ku m’i dha të dyja; këmishë dhe mantel.
…Unë tani mora vesh kthimin e Odiseut , diku në tokat pjellore të thesprotëve ku jeton dhe sjell thesare të shumta dhe të çmueshme…
Kështu më tha mbreti i thesprotëve Feidoni, i cili pasi u bëri fli Perëndive të pavdekshme, kishte përgatitur një anije të shpejtë dhe bashkë me njerëz e kishte nisur për të çuar Odisenë në atdheun e tij.
Të ka ndodhur (sigurisht që po) të zgjohesh në mes të natës i/e frikësuar…
Një analizë e ekspertëve ka nxjerrë në pah disa nga pickimet më të dhimbshme në…
KULTURA ILIRE DHE NDIKIMI I SAJ NË GJITHË EUROPËN. KULTURA E HALLSTATT-IT, KULTURA E LAUSITZ-IT,…
Abdullah Klinaku “Unë do vete për kërkim nëpër udhën e gjatë të gjetur dituri, atë…
Ekspertët shpjegojnë se ky pozicion nuk është natyral dhe mund ta bëjë lindjen më…
OHVSH TRUNGU ngrit shqetësimin për përhapjen në rritje të përdorimit të cigareve elektronike (“vape”) tek…