<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Simboli shqiptar parahelen…

“Shqiptarët zbresin prej Pellazgve, kush mendon ndryshe, në qofte i huaj është gomar, në qoftë Shqiptar është tradhëtar”.
(Faik Konica, 1902)

Qeleshe, kësulë, qylah, qylaf, apo plis në varësi të zonës. Plisi ose qeleshja, dy fjalët më të hasuria për veshjen autoktone shqiptare. Përdorur nga paraardhësit tanë, pellazget dhe Ilirët, sipas burimeve helene të kohës, plisi përmendet me emrin “pileus”.

Së bashku me gjuhën dhe traditat tona, plisi është simbol i identitetit kombëtar

Duke qenë njëri ndër pjesët më kryesore të veshjes sonë kombëtare dhe simbol i identitetit, plisi u ruajt me kujdes nga populli ynë Për origjinën e plisit flasin qartë studimet e arkeologëve, etnologëve, historianëve dhe gjuhëtarëve shqiptarë dhe të huaj.

Në popull e hasim me emra të ndryshëm, si: kësulë, qylah, qylaf, qeleshe, kapicë, kapuç, kapelë, varësisht nga krahinat etnografike. Studiuesi Dhimitri Pilika, në librin e tij ”Pellazgët dhe origjina jonë e mohuar”, për qeleshen, plisin, shkruan:

“Qylafi pranohet njëzëri nga shkenca e sotme, si element parahelen.

Qysh nga mijëvjeçari i dytë p.e.s e mbanin të varfrit, më pas skllevërit, që prej Panonie deri përtej gjirit të Korintit. Si djep i veçantë i qeleshes “Arbërore“ ka qenë Kaonia (Chaonia), me epiqendër në vendbanimet e stërmoçme të Orikut (Orikos, Oricum) e Tragjasit (Tregas, Dragjat, Tregasaj), sikundër edhe sot.

Duke u bazuar në të dhënat se dalmatët janë marrë kryesisht me blegtori, jemi të mendimit që, përveç Kaonisë, si qendër për prodhimin e plisit ka qenë edhe treva tjetër ilire, ajo e Dalmacisë (Dalmatia).

Sa i përket fjalës plis, që siç e përmendëm më sipër mendohet që rrjedh nga gjuha greqishtja e vjetër “pilos”, që d.m.th., kapelë e zbrazët (boshe). Në “Fjalorin e Gjuhës Shqipe”, fjala plis e ka kuptimin cohë jo e endur, por që bëhet me lesh të shkelur (ngjeshur) mirë dhe të larë disa herë me sapun. Në gjuhën latine fjala plis (pileus, i, m. pile) kësulë, plisi: simbol lirie: servos ad pilum vocare – thërras skllevërit për kryengritje; pileum redimere – fitoj lirinë. Megjithatë, kjo mbetet të studiohet më shumë nga studiuesit e fushave të etimologjisë, linguistikës, arkeologjisë etj.

Mbajtja e qeleshes ose e plisit ka qenë e domosdoshme për meshkujt, duke filluar nga mosha e hershme e djalërisë, madje ata që nuk e përdornin quheshin njerëz pa vlerë. Plisi përfaqësonte dinjitetin e atij që e mbante mbi krye.

Plisi u quajt kështu, pasi punohej prej leshit të deleve të bardha, në forma të ndryshme, që bëjnë pjesë në veshjen tradicionale shqiptare.

Karakteristike ka qenë që në Rrafshin e Dukagjinit dhe Shqipërinë veriore janë përdorur kapela e rrumbullakëta. Nga Dibra dhe Tirana, nga lartë kanë qenë të rrafshuar. Ndërsa në Shqipërinë e jugut kanë qenë pak më të zgjatur dhe me një maje lartë, që edhe sot i mbajnë në ansamble. Kryesisht kanë qenë punuar nga leshi i dhenve.

Plisi, veç përdorimit praktik: mbrojtja nga të ftohtit, shiut e diellit të fortë, plisi simbolizon, shpreh krenarinë kombëtare, qëndresën, mosnënshtrimin ndaj pushtuesve të shumtë, pastërtinë morale, ndershmërinë e popullit shqiptar.

Simboli identifikues i shqiptarit në një turmë njerëzish, që nga largësia, ende pa pasur mundësi që ta këmbesh një fjalë me të.

*Fotografia kryesore: Punuesit e qelesheve – Shkodër, 1920 – sjellë nga ”The Balkans”

postbck postbck

Recent Posts

Sëmundja e Parkinsonit: Këto janë shenjat e hershme që shfaqen deri në 10 vjet para diagnozës

    Sëmundja e Parkinsonit është një sëmundje neurodegjenerative e shkaktuar nga vdekja progresive e…

1 day ago

Sa të dëmshëm janë detergjentët me aromë?

    Detergjentët e aromatizuar, përfshirë edhe produktet që tregtohen si “natyrale” dhe përmbajnë vajra…

1 day ago

Mos i shtrydhni puçrrat, ja çfarë mund t’i shkaktoni fytyrës

    Pastrimi i papastërtive dhe puçrrave nga fytyra nuk këshillohet të bëhet me gishta,…

1 day ago

Shumë njerëz hanë speca çdo ditë, pak e dinë se si ndikojnë në organizëm

Speci është një nga perimet më të gjithanshme. Është i domosdoshëm në sallata, në skarë…

2 days ago

A është ushqimi djegës i shëndetshëm apo i dëmshëm për trupin?

    Kafshimi i parë është vetëm fillimi, me kafshimin e dytë fillon ndjesia e…

2 days ago

Pse vdiq kaq i ri Aleksandri i Madh?

    Kur Aleksandri i Madh vdiq në Babiloni në vitin 323 para Krishtit, sipas…

2 days ago