Libri i botuar në Angli: Nga ishte në të vërtetë Skënderbeu ?

Në një libër të botuar në vitin 1690 në Angli hedh dritë mbi origjinëne familjes Kastrioti, më poshtë po publikojmë këtë fakt marrë nga: Alexandre Calame e Anne de La Roche-Guilhen (Romancière Huguenote 1644-1707) botuar në Genève në vitin 1972, faqe 42.43.Vetëm për lexuesit e Gazeta Diplomacia

Materiali i përkthyer nga frengjishtja në shqip marrë nga origjinali.
Ja çfarë shkruhet:

***
Siç ishte normale me punën e një autori në Londër, Skënderbeu i Madh nuk kishte shumë kohë që të priste një përkthim në anglisht. Dy vjet pas botimit origjinal, një N.V. kushtuar nga Zonja Jephons përkthimin e saj të The Great Scaderbeg: një novel. Done out of French, dhe botuar në Londër, 1690, shtëpia R. Bentley’s.
Ajo është pjesë në koleksionin e dymbëdhjetë volumeve, Novelat moderne të Bentley’s.
Shumë vonë, në 1721, Samuel Croxall jep një përkthim të ri të quajtur Scanderbeg the Great: Translated from the French original. Ky përkthim i përkushtuar nga Zonja Mary Chamber, vajza e Lady Berkeley, u botua nga John Watts në një koleksion të ri: A Select Collection of Novels. Gjithë koleksioni u ribotua në vitin 1729.
Skënderbeu është një histori e re 178 faqe, e bazuar në jetën dhe dashurinë e një princi shqiptar nga shekulli i XV, Gjergji, i biri i Gjon Kastriotit, shef i Mirditës së Shqipërisë katolike. Kryeqyteti i saj është Croye në Shqipëri (Kruja e sotme në shqip ose Ak-sarai në turqisht). Dorëzuar peng i sulltanit nga babai i tij, Gjergji i ri merret në Kostandinopojë emri mysliman Skënder (Aleksander) nën titullin Beg, i cili shpesh do të keqkuptohet dhe do të shqiptohet Berg. Princi i ri rebelohet kundër Sulltan Muratit, merr përsipër, në 1443, kreu i shqiptarëve, rikthehet në Krishterim dhe fiton shumë fitore mbi turqit përpara se të vdiste në 1468. Legjenda e këtij heroi, e transmetuar në Perëndim nga kronika latine e Barletit përkthuer në francë nga Jacques de Lavardin në 1576 dhe ribotuar pastaj dhjetë herë para 1621, u bë një letërsi popullore në të gjitha shtetet e Europës.
***

Shkrimi vijon përsëri duke shpjeguar për të, por unë shkëputa vetëm këtë pjesë ku del në dritë që familja Kastrioti është me origjinë nga Mirdita dhe se autori tregon që është bazuar në veprën e Marin Barletit, botuar për herë të parë në Francë nga Latinishtja në Frengjisht në vitin 1576 nga Jacques de Lavardin. (shkruan gazetari Leon Molla i cili ka gjetur dhe shkrimin origjinal)Mund tju interesojë

Në këtë rast dyshohet që vepra e Marin Barletit nga Latinisht në Shqip nuk është përkthyer siç duhet të cilët autorët shqiptarë që kanë përkthyer veprën e Barletit mund ta kenë lënë qëllimisht këtë pjesë për të fshehur të vërtetën e origjinës së familjes Kastrioti.
Shumë autorë shqiptarë kanë shkruar për origjinën e Kastriotëve të cilët të gjithë nuk kanë thënë të vërtetën, i vetmi që ka thënë të vërtetën është Prof. Preng C. Lleshi që ka hulumtuar dhe ka botuar këtë fillim viti një libër me titullin: Origjina Mirditore e Kastriotëve.
Fatmirësisht gazetari Leon Molla arriti të gjejë këto ditët e fundit në Francë këtë dokument në të cilën tregohet qartë që familja Kastrioti ishte me origjinë nga Mirdita, poashtu dhe Gjon Kastrioti ishte shef (Princ) i Mirditës.

postbck postbck

Recent Posts

”Scientific Reports”: Macet janë më të afta në lidhjen e fjalëve sesa foshnjat

Macet performojnë më mirë se sa fëmijët e vegjël në një masë të thjeshtë të…

5 hours ago

Jeta në komunizmin shqiptar

Një muze online rifreskon të dhëna mbi atë çfarë ndodhte në Shqipërinë komuniste. Sipas faqes…

6 hours ago

Riktheni butësinë e peshqirëve me këto produkte shtëpiake

Peshqirët janë artikuj të cilët i përdorim çdo ditë, megjithatë pas një kohe humbin butësinë…

7 hours ago

Çfarë shkruante një lundërtar grek i shek. 2 para Krishtit, për Ilirinë?

Nga Salih Mehmeti Kishte ditë që boja ishte mpiks në pergamenën e galme.   Shkrimi…

8 hours ago

Vlora, vendi i parë Neandertalian në Shqipëri! Arkeologët zbulojnë vegla guri që datojnë…

Një ekip ndërkombëtar, i koordinuar nga Këshilli Kombëtar i Kërkimeve, Instituti i Gjeologjisë Mjedisore dhe…

8 hours ago

Përse macet ju presin tek dera kur shkoni në shtëpi? Këto janë arsyet

  Macet dihet që janë kafshë shtëpiake të pavarura, por kjo nuk do të thotë…

1 day ago