<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Historiku i racës së qenit Molos

Qeni Molos (qeni i stanit, qen kopeje), njihet që në lashtësi me këtë emër i marrë nga vet fisi i Molosëve (Janina e sotme, Çamëri, Epir) të cilët ishin të parët që e mbarështuan këtë racë antike. Qeni Molos është një qen trupmadh, muskuloz me qime të ashpër dhe shikim të frikshëm, kryesisht ngjyrë e bardhë, por dhe e murrme, e zezë, e kuqe dhe balo (me lara).

Gjëja e parë që bie në sy te kjo racë është koka e madhe dhe karakteri shumë i ashpër me bishat e egra dhe shumë besnik me të zotin.

Shumë historianë të antikitetit na njohin me këtë racë, shumë të famshme në atë kohë. Çdo historian i antikitetit që kalonte në ato vise, do t’i binte padyshim në sy kjo racë fisnike dhe madhështore. Për këtë shprehen shumë historian si Aleksi, Alkiforni, Apolodori, Aristofani, Horaci, Virgjili, Diogjeni etj.

Aristoteli thekson se qeni Molos ishte i barabartë me bishat, për sa i përket trimërisë dhe forcës. Herodoti tek përvijon luftën midis fiseve Pellazge-Ilire dhe Perintasve-Trakas, ndalet në një hollësi: u ndeshën burrë me burrë, kalë me kalë, qen me qen.

Duke ju referuar Aristofanit, F.Engelsi shkruan ne 1884: Aristofani përmend qentë Molos në veprën “Gratë  në festën e tesmoforive”, të cilët mbanin për të trembur ata që donin të shkelnin besnikërinë bashkëshortore.

Një udhëtar anonim, duke kaluar nëpër Shqipëri më 1308 ,ka shënuar në latinisht, me sa duket për qentë Molos, që mbaheshin ne atë kohë si roje stani: qentë këtu janë shumë të mëdhenj, dhe kaq të egër sa mundin dhe luanët.

Në mesjetën e hershme për qen të këtij lloji kemi gojëdhëna dhe shënime nga Kanuni i Labërisë (përshkruhen llojet e qenve njësoj si i përshkruanin autorët antik, qen të shtrirë në territorin e Shqipërisë së Jugut, sipas llojit të funksioneve, dhe kodin etik të qenit…).

Qentë Molos janë përdorur gjerësisht dhe në luftë nga Aleksandri i Madh dhe më pas nga Pirro i Epirit. Aleksandër Molosi, mbret i fisit Molos, vëllai i Olipmisë nënës së Aleksandrit të Madh, i bëri dhuratë nipit të tij Aleksandrit një qen të tillë Molos. Aleksandri i Madh e përdori në shumë luftime me luan, arinj, elefant, derra të egër. Kjo forcë e Molosit ra në sy të Aleksandrit, dhe ai vendosi ti përdor dhe në luftë, ku u formua një batalion me 500 qen Molos të pajisur me armaturë mbrojtëse dhe gjemba të hekurt, të vendosur rreth shpatullave dhe në gjoks për të dëmtuar kundërshtarin. Qeni Molos personal i Aleksandrit quhej Peritas, kur Aleksandri ishte në luftë për të pushtuar Azinë. Peritasi i shpëtoj jetën nga një elefant ,dhe për nder të tij Aleksandri i vuri emrin Peritas një qyteti në Azi. Nami i tij u përhap aq shume saqë ,pothuajse gjithë Epiri  dhe gjithë Jugu i Shqipërisë së sotme përdornin këtë racë si ruajtës bagëtish dhe banesash. Faktet janë dhe tek këngët që populli i ka kënduar kësaj race.

“Erdh andartët në Voshtinë/Vran e bën lemerinë. Të parin vran Alinë/ Në mal tek kish bagëtinë. Kur u dëgjua martinë/zun qent e po lihnë/ Beleci këput zinxhirë/Kur pa të zotin shtrir. Dy andart seç ka grirë/mori hak per Alinë/ Me vrap erdhë 4 andarë/ edhe Belecin e vran. I shkreti se çu hoq zvarrë/U shtri tek i zoti mbanë.O Belec more luan/s’le ujk e ari në mal. Sot Aliut more haknë/Aliu shpirti pa dal/Amanet i la dy fjalë. Ne rraponjë tek me vranë/Aty ma bëni varrë/ Belecin ma vini mbanë/ se atë e kam si djalë/Se ai ma mori haknë”.

Kjo ngjarje ka ndodhur në vitin 1949, në Voshtinë të Gjirokastrës dhe na tregon se në vazhdimësi qeni jon Molos ishte tepër i rëndësishëm në jetën e përditshme, baritore dhe më gjerë. Sot shumë raca kanë prejardhjen nga qeni jon Molos. Kjo kategori qensh quhet molosoid.

Ne ditët e sotme, kjo racë gjendet akoma në zonat më të thella të Shqipërisë së Jugut dhe atë të Veriut, më së shumti në rrethet Skrapar, Përmet, Korçë, Gramsh. Në Veri gjendet në Mirditë, Lumë dhe në zona të tjera ku blegtoria është më e shumtë dhe vet kërkesa për punë, zona e thellë malore e ka ruajtur këtë racë antike.

Kjo racë është akoma prezente por në një numër shumë të vogël, themi numër të vogël sepse hyrjet e racave nga jashtë kufirit pas viteve 1990 ishin të shumta. Numri i bagëtive ra ndjeshëm dhe kështu numri i Molosëve të pastër.

Qentë Molos janë trup mëdhenj, lartësia në shpatull  tek meshkujt është nga 65 cm – 73 cm ,dhe peshë trupore nga 43-60 kg .

Dhe në ditët e sotme në shumë raste, ata kanë shpëtuar jetën e barinjve nga ariu, dhe çdo ditë shpëtojnë jetën e bagëtive nga ujku, çakalli, ariu, duke arritur deri në vetëmohim.

Këta qen janë pasardhës te drejtpërdrejt të Molosit antik.

Pas mbarështimeve nga barinjtë gjatë gjithë këtyre viteve, në 10 vitet e fundit ka filluar mbarështimi kinologjik nga “Shoqata Molosi Ilir”./Aleksander Llaçaj/

postbck postbck

Recent Posts

Kolonët serbo-malazez të vendosur nga Serbia në tokat dhe shtëpit e fshatarëve të Sllatinës, Zllatarit dhe Mirosalës përmes Projektit famëkeq të “Reformës Agrare”

Nga: Sami Arifi Sipas historianës së njohur angleze, Miranda Vickers, varion numri 200.000-300.000 shqiptarë që u…

14 hours ago

Pesë lëndë ushqyese që ju nevojiten më shumë me kalimin e moshës

Nutricionistët sqaruan për Verywell Health se cilat lëndë ushqyese i duhen trupit të njeriut ndërsa…

14 hours ago

Astrolabi 400-vjeçar, “superkompjuteri” i shekullit të 17-të, shitet për mbi 2 milionë paund

Astrolabi është një instrument astronomik i lashtë që përdorej për të matur kohën, për të…

3 days ago

Dhaskarina Pinoçi: “Skipetarissa” që i dha zë lirisë në Egje – Sa e qënësishme ishte vetëdija arbërore të Laskarina Bubulinës

Historia e Revolucionit të vitit 1821 nuk mund të kuptohet pa figurën monumentale të Laskarina…

4 days ago

Edhe zogjtë e pulës shijojnë përkëdheljet e njerëzve

Një studim i ri tregon se pulat kanë një botë të pasur emocionale. Zogjtë e…

4 days ago

Mark Gashi, piloti i parë shqiptar i Kosovës

    Për herë të parë emrin e Mark Gashit e kam dëgjuar në gjysmën…

5 days ago