<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Thuajini “lamtumirë” doktorit dhe plakjes, faktet që e veçojnë mollën nga frutat e tjera

Mollët janë të pasura me antioksidantë të fuqishëm, të përkryer kundër plakjes dhe ndihmojnë për të kapërcyer problemet e shëndetit apo parandaluar ato.

Molla është burim i shkëlqyer i ujit dhe vlerave ushqyese. Ndryshe nga frutat e tjera, një mollë rreth 100 gramë përmban rreth 53 kalori dhe është lehtësisht e konsumueshme për këdo. Këtij fruti i rriten vlerat ushqyese për shkak të vitaminave të shumta që përmban, por edhe falë përbërësve të saj. Në një kokërr mollë gjendet rreth 2,1% e fibrave; veçanërisht pektina një fibër shumë e çmuar për organizmin tonë.  Mollët janë të pasura me antioksidantë të fuqishëm dhe të përkryer kundër plakjes dhe ndihmojnë për të kapërcyer problemet e shëndetit apo parandaluar ato.

Mollët janë gjithashtu një nga 10 ushqimet që ndihmojnë që ndihmojnë në tretjen e dhjamit, ndaj dhe ngrënia e një mollë 15 minuta para ngrënies  do t’ju ndihmojë për t’u ngopur dhe ju do të hani më pak, kjo është një mënyrë shumë efektive për të ndihmuar që ju të humbni në peshë. Molla përmban pektin e cila është e njohur qe ndihmon të ndiheni të plotë, dhe kjo ndjenjë ngopje do të zgjasë për një kohë të gjatë. Për mbrojtjen e kockave studiuesit francezë gjetën se një flavonoid i quajtur floridzin është gjetur vetëm te mollët dhe mund të mbrojë gratë në fazën postmenopauze, osteoporozën dhe mund të rrisë densitetin e kockave.

Astma

Një studim i kohëve të fundit tregon se fëmijët me astmë që pinë lëng molle në baza ditore vuajnë me pak se fëmijët që pinë lëng molle vetëm një herë në muaj. Një tjetër studim tregon se fëmijët e lindur nga gratë që hanë shumë mollët gjatë shtatzënisë kanë shkallë më të ulët të astmës se fëmijët, nënat e të cilëve hanë rrallë mollë.

Alzheimeri

Një studim mbi minj në Universitetin Cornell zbuloi se quercetina në mollë mund të mbrojë qelizat e trurit nga dëmtimet e radikaleve te lira që mund të çojnë në sëmundjen Alzheimerit.

Kolesteroli

Pektina në mollë ul LDL (“i keq”) kolesterolin. Njerëzit që hanë dy mollë në ditë mund te ulin kolesterolin e tyre më shumë se 16% në ditë.

Zorra e trashë

Kërkime të tjera treguan se pektina në mollë ul rrezikun e kancerit të zorrës së trashë dhe ndihmon në mbajtjen e një trakti të shëndetshëm në tretjen e ushqimit.

Mëlçia

Hulumtimet gjeten se minjtë e ushqyer me ekstrakt nga lëkurat e mollëve kishin një rrezik 57% më të ulët të kancerit të mëlçisë.

Diabeti

Konsumimi i mollëve ul nevojën e trupit për insulinë dhe mund të ndihmojë në menaxhimin e diabetit.

Dhëmbët

Vetitë natyrore të acidit në mollë ndihmojë për të mbajtur të pastër dhëmbët dhe fryma juaj mban erë të mirë. Kur ju hani mollë, fibra të pastron dhëmbët, ndërsa vetitë antivirale e frutave mbajnë bakteret dhe viruset larg. Përtypja e një molle gjithashtu stimulon prodhimin e pështymës në gojën tuaj, e cila ndihmon në reduktimin e prishjes së dhëmbëve nga ulja e niveleve të baktereve.

Zorra trashë

Konsumimi i mollëve ndihmon në parandalimin e kancerit të zorrës së trashë. Një studim ka zbuluar se minjtë të ushqyer me ekstrakt nga lëkurat e mollës kishin një rrezik 43 % më të ulët të kancerit të zorrës së trashë. Kërkime të tjera treguan se pektina në mollë ul rrezikun e kancerit të zorrës së trashë dhe ndihmon në mbajtjen e një trakti të shëndetshëm në tretjen e ushqimit.

Një tjetër sëmundje që mund të parandalohet duke ngrënë mollë është kanceri i mëlçisë, ku sipas studimeve, është vlerësuar se ekstraktet nga lëkurat e mollëve ulin rrezikun me 57 % të kancerit të mëlçisë. Konsumimi i mollëve ul nevojën e trupit për insulinë dhe mund të ndihmojë në menaxhimin e diabetit. Një studim i vitit 2005 ka gjetur se gratë që hanë të paktën një mollë në ditë kanë 28 % më pak gjasa për të zhvilluar diabetin e Tipit 2, sesa ato që nuk hanë mollë.

postbck postbck

Recent Posts

Personat që pinë kafe çdo ditë duhet urgjent ta dëgjojnë këtë, ja çfarë i ndodh trupit tuaj

    Nëse je ndër ata njerëz që nuk e nisin dot ditën pa një…

47 minutes ago

Zbulohet receta natyrale që garanton zhdukjen e thinjave, ja si ta përgatisni

    Flokët e thinjur nuk lidhen gjithmonë me moshën. Shumë njerëz përballen me thinjat…

2 hours ago

5 Shenja që zemra juaj është në rrezik serioz – Dhe mund t’ju ​​paralajmërojë një muaj më parë

    Problemet kardiovaskulare shpesh nuk ndodhin papritur. Trupi ynë ka tendencën të lëshojë sinjale…

4 hours ago

Çfarë të bëni për të ulur nivelin e stresit?

    Jeni ndier ndonjëherë të trullosur teksa merreni me një projekt dhe nuk dini…

5 hours ago

Llumi i kafesë me uthull, ja për çka po përdoret ky kombinim?

Një truk praktik dhe ekonomik pastrimi përfshin përdorimin e vetëm dy përbërësve të zakonshëm në…

5 hours ago

Varianti XFG i Covid prek britanikët/ Ja simptomat

Rastet me Covid janë shumëfishuar dhe shtrimet në spital janë pesëfishuar këtë muaj, tregojnë shifrat…

5 hours ago