<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Tregu i pajisjeve dhe artikujve të fotografisë në Shkodër

Revue commerciale du Levant (1908)- Tregu i pajisjeve dhe artikujve të fotografisë në Shkodër

Burimi : Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi”

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 21 Dhjetor 2021

“Revue commerciale du Levant” ka botuar, me 31 janar 1908, në faqen n°148, një shkrim në lidhje me tregun (qarkullimin) e pajisjeve dhe artikujve të fotografisë në Shkodër, të cilin Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Letër nga Shkodra e Shqipërisë

Shkodër (Shqipëri), 31 janar 1908.

Pajisjet dhe artikujt e fotografisë

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Ish-studioja e fotografisë “Marubbi”, e themeluar në vitin 1856 dhe aktualisht e drejtuar nga Michel Codelli, pronari i saj i ri, është i vetmi vend (dyqan) i rekomandueshëm që ekziston në Shkodër. Porositë e tij për pllaka, filma, letra, zhvillues, kartolina dhe pajisje të tjera fotografike arrijnë në rreth 3.000 franga. Gjysma e këtyre aksesorëve furnizohen nga A. Lumière dhe djemtë e tij nga Lioni, të përfaqësuar nga z. Codelli.

Konsumi i filmave nga Franca deri më tani ka qenë i parëndësishëm për shkak të konkurrencës nga shtëpia “Kodak” në Vjenë.

Një sasi e caktuar kutish dhe artikujsh të tjerë fotografikë që arrijnë shifrën e përafërt prej 700 frangash vijnë nga ndërmarrja e Bernard Wachtl (Vjenë). Ato janë të destinuara për “Marubbin” dhe për amatorë. Ka pasur edhe porosi për kamera dhe pajisje fotografike për një shumë prej rreth 2000 frangash të bëra në ndërmarrjen “Kodak” nga z. Codelli; ato do të përdoren nga një duzinë fotografësh modestë amatorë.

Gjatë vitit 1900, porositë e bëra në ndërmarrjen “A. Lumière dhe djemtë e tij” ishin 300 franga krahasuar me 1500 franga në 1907.

Nga të dhënat e mësipërme, qarkullimi i artikujve të fotografisë, megjithëse modest, është në rritje dhe është me fat të theksohet se një pjesë e mirë e kësaj tregtie është në duart e ndërrmarjeve franceze.

  1. Mida,

Drogman i Konsullatës së Francës.

postbck postbck

Recent Posts

Zbulohet receta natyrale që garanton zhdukjen e thinjave, ja si ta përgatisni

    Flokët e thinjur nuk lidhen gjithmonë me moshën. Shumë njerëz përballen me thinjat…

1 hour ago

5 Shenja që zemra juaj është në rrezik serioz – Dhe mund t’ju ​​paralajmërojë një muaj më parë

    Problemet kardiovaskulare shpesh nuk ndodhin papritur. Trupi ynë ka tendencën të lëshojë sinjale…

3 hours ago

Çfarë të bëni për të ulur nivelin e stresit?

    Jeni ndier ndonjëherë të trullosur teksa merreni me një projekt dhe nuk dini…

4 hours ago

Llumi i kafesë me uthull, ja për çka po përdoret ky kombinim?

Një truk praktik dhe ekonomik pastrimi përfshin përdorimin e vetëm dy përbërësve të zakonshëm në…

4 hours ago

Varianti XFG i Covid prek britanikët/ Ja simptomat

Rastet me Covid janë shumëfishuar dhe shtrimet në spital janë pesëfishuar këtë muaj, tregojnë shifrat…

4 hours ago

A e dini se cila kompani e njohur e modës prodhonte uniformat e ushtrisë na’ziste gjatë Luftës së Dytë Botërore?

Uniformat e zeza të SS-së janë ndër veshjet më të njohura të Gjermanisë naziste. Por…

22 hours ago