<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Si u bë Tirana kryeqytet? Një rrëfim i veçantë i Kristo Frashërit

Historiani i njohur prof. dr. Kristo Frashëri, në 92-vjetorin e shpalljes së Tiranës kryeqytet, pati treguar në një rrëfim të veçantë që nis me historinë dhe përjetimin e tij personal sesi u bë Tirana kryeqytet.
“Unë nuk kam lindur në Tiranë, kam ardhur në Tiranë kur isha 7 vjeç, para 85 viteve, më 1927. Në atë kohë, Tirana kishte vetëm puse, ujësjellës nuk kishte. Thoshin në atë kohë, pleq të thjeshtë tiranas që thoshin ‘Tironë’, që ‘po pive 40 kova ujë je bërë tiranas’. Unë kam pirë jo 40, por kam pirë nja 4000 kova ujë, kështu që unë e ndiej veten tiranas. E bëj këtë për të thënë se e ndiej veten krenar që jam tiranas dhe ia kushtoj këtë dashuri punës që bëra për historinë e Tiranës. Tirana ka qenë një qytet i qetë, qytet i dashur me njerëzit që e vizitonin, qytet i thjeshtë, qytet me një sistem urbanistik të krijuar nga shekujt dhe pikërisht te ky sistem urbanistik i Tiranës unë mora fillin sesi është origjina e qytetit.
Tirana nuk është nga ato qytete që krijohen nga pozitat strategjike, apo nga ato qytete që krijohen nga pozita e trafikut, ekonomike. Tirana nuk është si gjithë ato qytete që i kanë krijuar njerëz të shquar, Tirana është qytet që e krijoi treva ku është. Është një trevë shumë interesante. Tirana bregdetare është kryqëzim rrugësh nga Dalmacia, nga Shkodra, Ulqini, Lezha, për të shkuar në Lindje, duhej kaluar njëherë nga Tirana, Qafë-Krrabë dhe në Elbasan, rrugën “Egnatia” e shkonin drejt e në Manastir, Selanik, Stamboll e më tutje.
Kjo ishte rruga veriore, ishin dy rrugë të tjera pastaj horizontale, njëra nisej nga Durrësi, bregdeti, qyteti bregdetar, vinte në Tiranë dhe kalonte në rrugën e “Shën Gjergjit” e lidhte Malësinë me detin. Qe një rrugë tjetër që nisej nga Kavaja, që ishte një qytet tregtar, po aq i lulëzuar sa edhe Durrësi e vinte nga Kavaja e shkonte nëpër Ndroq, tek Urë e Beshirit në Tiranë e hynte në Rrugën e Dibrës e në Qafën e Tujanit, Qafë të Murizës, në Mat, në Dibër, në Maqedoni. Po t’i shikosh në hartë këto tre rrugë kryesore, të shikosh ato takohen në Tiranë, në sheshin “Skënderbej”, prandaj Tirana lindi si qytet, kur u gjallërua krahina, treva dhe treva u gjallërua, kur u krijuar stabiliteti.
Dy herë është krijuar stabiliteti në këtë zonë, një herë në antikitetin e vonë, atëherë shikoje Tiranën si gjë që del me një kala, që është zbuluar atje ku është pranë Akademisë dhe rruga “Murat Toptani”, pastaj erdhën dyndjet barbare, u zhduk Tirana, pastaj erdhën përsëri turqit, u vendos stabiliteti dhe në shekullin e 17-të, Tirana u ringjall përsëri, se e ringjalli treva. Prandaj, kjo vijë, këto rrugë janë edhe sot pak të deformuara, rruga e Shkodrës quhej qëmoti, sot është rruga “Mine Peza”, Rruga e Durrësit e ka ruajtur emrin, Rruga e Kavajës e ka ruajtur emrin, Rruga e Dibrës po ashtu, Rruga e Elbasanit po ashtu, Rruga e Shën Gjegjit, ajo është rruga që vazhdon edhe sot e kësaj dite, me gjithë dredhat që ka vazhdon të lidhë Malësinë.
Më 1912 Tirana ishte qytet, por ishte vetëm nënprefekturë, varej nga Prefektura e Durrësit, e cila kishte 3 mijë banorë, kurse Tirana kishte 12 mijë banorë dhe prapë varej nga një Prefekturë që ishte shumë më e vogël. Kur u bë kryeqytet Tirana, më 1920, Tirana ishte qytet, në kuptimin “ballkanik” të fjalës, ishte qytet sepse nuk merrej me bujqësi, me bujqësi merren fshatrat apo qytezat që janë ende fshatra, merrej me zejtari dhe me tregti, edhe me kopshtari, se kopshtaria ishte pjesë e pandarë e jetës qytetare.
Tirana në Kongresin e Lushnjës nuk ishte nga ato që u vendos menjëherë të bëhej kryeqytet i Shqipërisë. Problemi ka qenë i tillë që kryeqyteti i Shqipërisë në atë kohë ishte Durrësi dhe ligjërisht ishte Durrësi dhe me statut ishte Durrësi, por Durrësin e kishin pushtuar italianët dhe ushtritë italiane lajmëruan qeverinë që u formua në Lushnjë, “po të afrohen në Lushnjë i pret mitralozi.”
Dhe këta nuk deshën gjakderdhje dhe vendosën ku të venë përkohësisht, si kryeqytet sa të liroheshe Durrësi. U hapën biseda, jo do venë në Shkodër, jo në Krujë, jo në Elbasan, jo në Vlorë, pika të forta kishte Vlora, se Vlora ishte kryeqyteti i parë i Shqipërisë, por Vlora thoshin ishte shumë larg Shqipërisë veriore, shumë larg Kosovës, shumë larg Maqedonisë, thanë Shkodra, por Shkodra ishte shumë afër Malit të Zi, ishte një qytet me shumë banesa, qyteti më i madh i Shqipërisë, por u vendos Tirana. Tirana u vendos, se kur u pyet atje: “Po Tirana ka banesa?” – e pyetën Abdi Toptanin, a ka banesa për zyra, do vejë Kryeministria, do vejë Parlamenti, do vejë qeveria, ministria, legatat, zyra, gjykata, a ka ndërtesa?
Dhe tiranasit u përgjigjën: “Ka dhe po të jetë nevoja ia krijojmë” dhe u vendosën në Tiranë përkohësisht. Tirana i mirëpriti, fotografia e hyrjes së organeve qeveritare shqiptare në Tiranë, ekziston fotografia kur hynë krerët e shtetit dhe u vendosën në Tiranë, u sistemua Tirana dhe kur u lirua Durrësi nga ushtritë, nuk deshën të shkonin më.
Këtu qenka mirë, në mes të Shqipërisë, me lidhje gjithandej, me këto rrugë që lidhin rrugët e Tiranës, rrugët e lidhin Tiranën me gjithë viset e Shqipërisë, kështu që Tiranë u bë kryeqytet, megjithëse me statut është vendosur kryeqytet më 1925, sidoqoftë Tirana e meritoi të ishte kryeqytet i Shqipërisë, për historinë e saj të mëvonshme. /Hejza

postbck postbck

Recent Posts

​Shenjat paralajmëruese mund të parashikojnë sëmundjen inflamatore të zorrëve 10 vjet më herët

  Modelet e antitrupave në gjakun e njerëzve mund të parashikojnë shfaqjen e sëmundjes inflamatore…

4 hours ago

Po harroni shpejt se ku i lini gjërat? Hani këto ushqime dhe do habiteni nga rezultati

    Ne kemi kaq shumë gjëra të ndryshme për të menduar çdo ditë, ndërsa…

6 hours ago

Ilaçi natyral që bën “mrekulli” për tensionin

    Nëse ka një grup njerëzish që janë të njohur në mbarë botën për…

9 hours ago

4 faktorë që shkaktojnë kancer të lëkurës

    Melanoma është kanceri më vdekjeprurës i lëkurës, që e merr origjinën nga melanocitet…

1 day ago

Pse gjithnjë e më shumë persona që nuk kanë pirë kurrë duhan po preken nga kanceri i mushkërive?

    Kur shumë njerëz mendojnë për një pacient tipik me kancer të mushkërive, zakonisht…

1 day ago

Një fjali e thënë në vitin 1957 që vazhdon të jehojë edhe sot, mesazhi i Albert Camus…

    Albert Camus, një prej shkrimtarëve dhe mendimtarëve më të rëndësishëm të shekullit XX,…

1 day ago