<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Sipas Fishtës e Çabejit: çfarë është Kërshëndella

Sipas profesor Eqrem Çabejt* fjalën Kërshëndellë, Mikloshiçi dhe Majeri (albanologë) e nxirnin nga latinishtja: “Christi Natalia”, ndërsa Atë Gjergj Fishta na e shpjegon këtë fjalë me mjetet e shqipes: Krisht – këndellë “Këndellja e Krishtit”- e Atë Bernardin Palaj e quan Sh’ Kndella, që do të thotë këndellje, apo përtëritje e çdo gjëje.

Gjithsesi ndikimi i emrit Krisht me etimologji popullore, nuk mund të mohohet.

Për herë të parë, fjala përdoret në veprën e Buzukut “mbas Kreshendellsh”; Budi e përdor në trajtën “Natecë Kërshëndellesë”.

Pra, fjala “Kërshëndellë” do të thotë “të lemit e Krishtit”.

Në Jug të Shqipërisë, sipas Hahnit, Kërshëndellat janë gjashtë javët e kreshmeve që para Kërshëndellave e deri te Teofania. Fjala Krishtlindje, që përdoret sot rëndom për kremtimin e lindjes së
Krishtit, pas gjase është një përkthim, një kalk i ri i fjalës greke.

Tradita e lashtë shqiptare e festës

Kërshëndellat zëvendësuan festën e moçme të Natës së Buzmit, trashëguar që prej kohëve të lashta. Buzmi, simbol i jetës së re, i kthimit të motit kah pranvera, u bë simbol i Hyjnisë që lind, i Krishtit.

Krishti vjen për t’i dhënë fund së vjetrës e të gjithë të kqijave të saj. Krishti rrafshon të vjetrën. E nis jeta me urimin e së resë: me gjeth e me bar, me kingja e me tambel të bardhë, me shpresë për një të ardhme më të mirë.

Poeti Don Prenkë Ndrevashaj i këndon kështu, në poemthin “Buzmi”**:

Ushton flaka lakmueshem e i perqafet

Njanit unak herë tjetrit,

Si Foshnja Ejllore;

Rroket me zemra të përgjumshme

e u uron kënaqe e bekim!”

Kështu, festa pagane e buzmit u kristianizua dhe në Shqipëri; që shumë kohë para pushtimit otoman, u kremtua festa e madhe: lindja e Zotit tonë Jezu Krishtit që, siç shkruan dom Ndrevashaj, nuk harron me u ndalë çdo vjetë mes rranxave të vetmueme:

“O Natë e bardhë, me shekuj tu bame flí

te këto rranxa të vetmueme, në luftë me jetë,

E me duhma t’ortekut ktu për bri!

Veç ti s’harron me u ndalë te na çdo vjetë!”**

(* Çabej “Studime Gjuhësore” Rilindja, Prishtinë, 1976, fq.280** Don Prenkë Ndrevashaj “ Buzmi”, “Hylli i Dritës” 1-2, Tiranë, 1994 fq. 65-66.)

postbck postbck

Recent Posts

Truku i thjeshtë që përdoret në Lindjen e Mesme për të freskuar shtëpinë gjatë verës, pa shpenzuar më shumë energji

Nuk bëhet fjalë për pajisje të shtrenjta, por për një ndryshim shumë të thjeshtë që…

2 minutes ago

Hernia diskale: Simptomat, shkaqet dhe kur duhet të kërkoni ndihmë mjekësore!

Hernia diskale ndodh kur një nga disqet e buta dhe elastike që ndodhen midis kockave të…

15 minutes ago

Si ndikon konsumimi i bananeve te mëlçia?

  Bananet renditen mes frutave më të preferuara, pasi janë të lehta për t’u konsumuar,…

2 hours ago

Reshjet e dendura përmbytin zona në Shkup, vështirësi në rrugë dhe kanalizime

  Shkupi dhe një pjesë e konsiderueshme e Maqedonisë së Veriut u përfshinë të mërkurën…

2 hours ago

Stuhia godet Rumaninë pas 40 gradë celsius, një i vdekur – rrugët përmbyten

  Një stuhi e fuqishme përfshiu kryeqytetin rumun Bukuresht dhe 20 qarqe të mërkurën, duke…

3 hours ago

16 sëmundjet që shëron uji i detit

    Deti është një burim përfitimi shëndetësor. Parandalon dhe lufton shumë sëmundje. Muajt e…

4 hours ago