<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Moderna: Doza përforcuese, rezultate të mira ndaj Omicron-it

Kompania farmaceutike Moderna njoftoi se doza përforcuese e vaksinës së saj kundër COVID-19-s duket se ofron mbrojtje kundër variantit Omicron që po përhapet me shpejtësi.

Moderna tha se provat laboratorike tregojnë se gjysma e dozës përforcuese e rrit me 37 herë nivelin e të ashtuquajturve antitrupa neutralizues, të aftë për të luftuar Omicron-in. Një dozë e plotë përforcuese ishte edhe më e fortë, duke shkaktuar një rritje me 83-fish në nivelet e antitrupave, edhe pse me një rritje të efekteve anësore të zakonshme, njoftoi kompania.

Për shumicën e dozave përforcuesve të vaksinës Moderna, po jepen injeksione me gjysmë dozë. Por për personat me sistem imunitar të dobët, rekomandohet një injeksion i tretë, me dozë të plotë.

Moderna i njoftoi të dhënat paraprake laboratorike në një deklaratë për shtyp. Ato nuk i janë nënshtruar ende një shqyrtimi shkencor. Por provat e kryera nga Instituti Kombëtar i Shëndetit, të publikuara javën e kaluar nga Dr. Anthony Fauci, dalin në një përfundim të ngjashëm.

Kompania Pfizer gjithashtu zbuloi se vaksina e saj kundër COVID-19 nxit një rritje të ngjashme, të madhe, në nivelin e antitrupave që luftojnë Omicron-in. Vaksinat Pfizer dhe Moderna, të dyja të prodhuara me teknologjinë mRNA, përdoren nga shumë vende në mbarë botën për të luftuar koronavirusin.

Provat e kryera nga këto kompani mbështesin qasjen në rritje të autoriteteve shëndetësore që njerëzit të marrin dozat përforcuese.

Nivelet e antitrupave parashikojnë se sa efikase mund të jetë një vaksinë në parandalimin e infeksionit me koronavirus, por vaksinat janë vetëm një shtresë e mbrojtjes së sistemit imunitar. Studime të tjera sugjerojnë se vaksinat ende mund të sigurojnë një mbrojtje të mirë kundër formave të rënda të sëmundjes nëse njerëzit preken nga një infeksion i ri.

Si Moderna ashtu edhe Pfizer, po punojnë për të prodhuar doza që do t’i përshtateshin më mirë variantit Omicron, në rast se do të nevojiteshin

postbck postbck

Recent Posts

Çfarë ndodh me stërvitjen tuaj kur pini lëng panxhari?!

    Pirja e lëngut të panxharit para aktivitetit fizik mund të përmirësojë qëndrueshmërinë dhe…

20 hours ago

Harrojini kimikatet/ Me vetëm dy përbërës largoni njollat më ‘kokëforta’ nga vaska

    Një mënyrë e thjeshtë dhe natyrale për të pastruar vaskën po përdoret gjithnjë…

21 hours ago

Pse u rrinë këmbët e ftohta personave që vuajnë nga diabeti? Ja çfarë thotë shkenca

    Shumë persona që vuajnë nga diabeti ankohen se i kanë këmbët vazhdimisht të…

22 hours ago

Sytë e skuqur nuk duhen neglizhuar, kur duhet të konsultoheni me mjekun?

    Skuqja e syve është një problem i zakonshëm që mund të shfaqet për…

2 days ago

Keni dhimbje fyti? Ky çaj mund t’ju ndihmojë ta qetësoni

  Dhimbja e fytit është një shqetësim i shpeshtë, sidomos gjatë ditëve të ftohta dhe…

2 days ago

Ndryshimi që i ndodh trupit tuaj kur hiqni dorë nga duhani

    Ndërprerja e konsumimit të duhani është gjëja më e mirë që do të…

3 days ago