<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Rastet kur nuk këshillohet konsumimi i hudhrës

Hudhra mund të mos jetë erëza e preferuar e shumicës prej nesh, kjo për shkak të aromës së saj. Megjithatë, vlerat e saj ushqyese janë të jashtëzakonshme.  

Hudhra ka  veti antibakteriale dhe antiinflamatore që përmirësojnë qarkullimin e gjakut, luftojnë plakjen e parakohshme dhe ulin rrezikun e prekjes nga tumore të caktuara.

Hudhra përbëhet nga substanca azotike, sodium, kalium, selen, kalcium, magnez, acid sulfurik dhe fosforik, vitamina C, D, B që shkatërrojnë një numër të madh bakteresh. Për këtë arsye përdoret shumë në mjekësinë popullore për shërimin e disa sëmundjeve, por ekizstojnë edhe disa kategori njerëzish ose situata ku është e ndaluar të përdorni hudhra:

–Gratë shtatzëna dhe ato që ushqejnë fëmijën me gji: Hudhra është e sigurt për t’u përdorur gjatë shtatzënisë kur merret në sasitë që normalisht gjenden në ushqim. Hudhra është e paqëndrueshme kur përdoret në sasi medicinale gjatë shtatzënisë dhe gjatë ushqyerjes së foshnjës me gji. Nuk ka mjaftueshëm informacione të besueshme për sigurinë e aplikimit të hudhrës në lëkurë nëse jeni shtatzënë ose gjatë ushqyerjes me gji. Prandaj, për të qenë më të sigurtë, mos e përdorni.

-Fëmijët: Hudhra është disi e sigurt kur merret me anë të gojës dhe në mënyrë të përshtatshme për një afat të shkurtër tek fëmijët. Sidoqoftë, hudhra mund të jetë e dëmshme kur merret në doza të larta. Disa të dhëna sugjerojnë se doza të larta të hudhrave mund të jenë të rrezikshme apo edhe fatale për fëmijët. Arsyeja për këtë paralajmërim nuk dihet. Të paktën deri tani nuk është raportuar ndonjë rast fatal tek fëmijët nga konsumimi i hudhrës. Kur aplikohet në lëkurë, hudhra mund të shkaktojë plagë të ngjashme me djegien.

-Çrregullime të gjakderdhjes: Hudhra, veçanërisht ajo e freskët, mund të rrisë rrezikun e gjakderdhjes. Probleme të stomakut ose tretjes: Hudhra mund të irritojë traktin gastrointestinal .  Përdoreni me kujdes nëse keni probleme me stomakun ose tretjen.

-Tensioni i ulët i gjakut: Hudhra mund të ulë tensionin e gjakut. Në teori, konsumimi i hudhrave mund të bëjë që tensioni i gjakut të bëhet shumë i ulët tek njerëzit me tension të ulët të gjakut.

-Përpara një operacioni: Hudhra mund të zgjasë gjakderdhjen dhe të ndërhyjë në presionin e gjakut. Ndaloni marrjen e hudhrave të paktën dy javë para një operacioni të planifikuar.

postbck postbck

Recent Posts

Ushqimet që i luftojnë infeksionet në trup

    Përveç medikamenteve, në raste virozash apo infeksionesh të ndryshme rekomandohen ushqime dhe bimë…

1 hour ago

Limon dhe kripë, ja si të largoni dhimbjen e kokës në 1 minutë

  Ju duhet një gotë e mbushur tre çerek me ujë, lëngu i një limoni…

2 hours ago

Qepa mund të përdoret edhe për flokët: Ja si përgatitet maska

    Rënia e flokëve mund të lidhet me faktorë të ndryshëm, përfshirë stresin, ndryshimet…

2 hours ago

Pse u rrethua kulla e Abdullah Pashë Drenit nga forcat e Lidhjes së Prizrenit, kush ishte Mehmet Ali Pashë Maxharri?

‘Tradhëtia’ dhe ruatja e nderit..pse u rrethua kulla e Abdullah Pashë Drenit nga forcat e…

4 hours ago

Pse ndryshon shija e ujit që qëndron gjithë natën në gotë?

    A ju ka ndodhur të pini ujë nga një gotë që e keni…

6 hours ago

Uji me limon dhe spec të kuq: Çfarë duhet të dini për këtë pije?

    Uji me limon, mjaltë dhe spec të kuq është promovuar si një pije…

7 hours ago