Nga Aurenc Bebja*, Francë – 23 Dhjetor 2021
“Revue commerciale du Levant” ka botuar, me 31 gusht 1908, në faqen n°275, një shkrim në lidhje me tregun e lodrave në Shkodër, të cilin Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Letër nga Shkodra e Shqipërisë
Shkodër (Shqipëri), 31 gusht 1908
Lodrat
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Importimi i lodrave në Shkodër sapo ka filluar : ka vetëm pesë apo gjashtë vjet. Aktualisht janë vetëm tre tregtarë që merren me shitjen e kukullave, kuajve prej druri, kuajve mekanikë e lëkundës, deleve me lesh etj., etj. Ata janë zotërinjtë Nicolas dhe vëllezërit Cacariggi, Chulli dhe Dodmassei.
Shifra totale për operacionet e tyre vjetore është vetëm rreth 5000 piastra. Prandaj, nuk ka nevojë të ndalemi më tej në tregtinë që krijon ky artikull dhe e shoh të panevojshme të flas më shumë.
Megjithatë, mbase nuk është e tepërt t’u kujtojmë, në mbyllje, prodhuesve francezë se lodra që mund t’i interesojë më shumë fëmijëve shqiptare është pushka prej druri ose kallaji. I vetmi objekt argëtimi në fëmijërinë e tij, arma bëhet më vonë shoqëruesi i tij më i mirë. Kjo është ajo që i pëlqen atij, kështu që kjo është ajo që i nevojitet.
Drogman i Konsullatës së Francës
* Aurenc Bebja, Francë. Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania): https://www.darsiani.com/la-gazette/revue-commerciale-du-levant-1908-tregu-i-shkodres-kjo-eshte-lodra-qe-u-intereson-me-shume-femijeve-shqiptare/.
Një dhimbje e fortë në shpinë apo në anë të barkut mund…
Matja e tensionit arterial duket si një procedurë e thjeshtë që secili mund ta kryejë…
Shumë njerëz mund të mos e shfrytëzojnë siç duhet një funksion të makinës larëse…
A e dini se zgjedhja e ushqimit në mëngjes përcakton ritmin e metabolizmit tuaj për…
Qumështi i deles po fiton një vëmendje të jashtëzakonshme vitet e fundit, duke u cilësuar…
Shumë njerëz kanë zakonin e shpeshtë që, ndërsa qëndrojnë ulur, të tundin ose të lëvizin…