Prishtina Weather, ka shkëputur faqet e gazetës Rilindja të para 36 viteve, ku raportohej për gjendjen e rëndë në vend për shkak të dimrit shumë të ashpër.
“Pikërisht para 35 vjeteve, në pjesën e parë të muajit janar, mbi vendin tonë, rajon dhe disa pjesë të Europës një stuhi polare solli acar dhe reshje të mëdha të borës. Më 13 janar 1985 u regjistruan edhe disa nga temperaturat më të ulëta në vend”
Në atë kohë, Kosova cilësohej si vendi më i ftohtë në Europë, me temperatura që shkonin deri në -30C.
Temperaturat minimale që u regjistruan më 13 janar të vitit 1985 në vendin tonë janë si vijojnë më poshtë:
Prishtinë – -27.2C, Pejë – -24.8, Gjakovë – -28C më 12 dhe 13 janar, Istog – -25C, Klinë – -30.8C, Dragash – -20C, Prizren – -23.6C, Mitrovicë – -29C, Ferizaj – -28.1C.
Sipas matjeve në tri stacionet kryesore të Kosovës trashësia e borës në atë kohë kishte arritur në: Prishtinë – 44cm, Pejë – 99cm, Prizren – 85cm. Ndërsa Rilindja raportonte se në Deçan, trashësia e borës kishte arritur deri në 2.5 metra.
Shtypja e lartë e gjakut, e njohur ndryshe edhe si hipertensioni, shpeshherë mund…
Mëlçia është një nga organet që mund të pësojë dëmtime serioze pa e…
Mjalti konsiderohet prej kohësh një nga produktet natyrale më të përdorura në ushqim…
Makina e re e Elon Musk demonstron manovra që deri dje dukeshin të pamundura. Por,…
Me uljen e temperaturave, infeksionet respiratore bëhen më të shpeshta, por shkaktarët e…
Një dhimbje e fortë në shpinë apo në anë të barkut mund…