<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Pse shqiptarët thonë “pi dhe jo tymos duhan” ? Shpjegimi i Faik Konicës në revistën franceze “Mélusine” në 1900

Nga Aurenc Bebja Revista “Mélusine” ka botuar, më 1900, në faqen n° 83, shpjegimin e Faik Konicës se përse shqiptarët thonë “pi dhe jo tymos duhan”, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Tymos = Pi

Në shqip

Me rastin e hulumtimit tonë, Albania e Brukselit (e cila, thuhet se, herë pas here, boton dokumente folklorike) (1) shkruante në një botim të fundit :

“Kjo veçanti ekziston edhe në shqip. Ne themi: Piva ñe cingaré; A pi duhan ? Kjo do të thotë : J’ai bu une cigarette, Bois-tu le tabac ?”
Dhe redaktori i kësaj reviste, Z. Spiro Beg (pseudonimi i Faik Konicës), më shkruajti :

“Një nga bashkëpunëtorët tanë mendon se kjo shprehje vjen nga nargjileja e cila, sipas tij, i parapriu përdorimit të cigares. Dhe është diçka e natyrshme të krahasosh nargjilen me një pije.”

Ky asimilim ka mundur të konfirmojë dhe justifikojë në Lindje shprehjen “pi” në vend të “tymos”; por meqë në Perëndim nuk e njohim nargjilen, pra ky mund të jetë shpjegimi fillestar.

Natyrisht, ne i lexuam këto dokumente folklorike te Albania në gjuhën frënge. Tre çerekët e kësaj reviste shkruhen në shqip dhe një në frëngjisht; qëllimi i saj është të punojë për rilindjen politike, sociale dhe letrare të Shqipërisë.

— Numri i fundit i Albania-s i 30 Marsit 1900 përmban pikërisht një shënim bibliografik, në të cilin pretendojnë përdorimin e gjuhëve ndërkombëtare për atë që ka interes ndërkombëtar :

“ Z. X… boton sot një libër mbi paskajoren rumune duke e krahasuar me paskajoret e gjuhëve të tjera ballkanike, dhe në veçanti shqipen. Meqë ky studim ishte i shkruar në danisht, për fat të keq ne nuk qemë në gjendje ta shfrytëzonim atë.”

Zotërinjtë danezë, çekë, hungarezë dhe të tjerë mund të thonë çfarë të duan, por ne nuk do t’i mësojmë gjuhët e tyre që të lexojmë disa revista dhe libra. Kauza e tyre është simpatike për ne në nivelin politik dhe kombëtar, por simpatia nuk na jep aftësinë e gjuhëve. Dhe nëse, me qëllim, ata bojkotojnë gjuhët ndërkombëtare, ne do t’i injorojmë domosdoshmërisht shkrimet e tyre. H.G./darsiani.com

postbck postbck

Recent Posts

Një thesar 2,000-vjeçar i fshehur brenda kockës së kofshës së një lope

Albert Vataj Në vitin 2003, në fushat e Norfolkut në Angli, kërkuesit e antikitetit me…

4 hours ago

RETROSPEKTIVË: Mitrovicë, 1943 – Një ushtar gjerman duke trajnuar një shqiptar në hekurudhë

Një fotografi e realizuar në Mitrovicë, në vitin 1943, na kthen në një periudhë të…

4 hours ago

Macja që e mahniti Nikola Teslën: shkëndijat misterioze që zgjuan kureshtjen e gjeniut të elektricitetit

Përpara se Nikola Tesla të bëhej një nga emrat më të rëndësishëm në historinë e…

5 hours ago

Ja si t’i pastroni atletet e bardha

    Erdhi koha e tyre, e atleteve të bardha ! Vajzat që janë fanse…

7 hours ago

A ndihmojnë mandarinat për të kuruar aneminë

  Mandarinat janë ndër agrumet më të shijshme, falë aromës dhe përmbajtje së lartë të…

8 hours ago

Fiq të thatë me vaj ulliri, njihuni me kurën 40-ditore

    Në shumë vende bregdetare të zonës së Mesdheut, njerëzit betohen për të mirat…

8 hours ago