<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Sekreti se si të ju zgjasë parfumi

Parfumi është një një produkt i padukshëm në pamje të parë, por pa diskutim një prej atyre gjërave më përcaktuese të stilit të një personi.

Shqisa e të nuhaturit është ajo që ka ndërhyrje të menjëhershme tek kujtesa jonë, tek emocionet e njeriut dhe psikologjia e tij.

1. Në qoftë se doni që parfumi juaj të qëndrojë sa më gjatë, duhet t’i kushtoni rëndësi një detaji të rëndësishëm siç është hidratimi i lëkurës. Pasi bëni dush, mos harroni të lyeni trupin me krem hidratues. Hidratimi është shumë i rëndësishëm pasi nuk lejon lëkurën të thahet dhe të përthithë sa më parfumin. .

2. Që parfumi juaj të zgjasë sa më gjatë, duhet ta hidhni atë jo vetëm tek kyçet e duarve dhe qafa, por dhe në zona të tjera të ndjeshme të trupit si pjesa pas gjunjve, kërthiza dhe mbrapa veshëve.  Venat që gjenden afër veshit dhe pas gjunjëve krijojnë nxehtësi duke e bërë aromën e parfumit më të fortë. Kurse aplikimi i parfumit tek kërthiza e hidraton atë dhe sjell baraspeshën e duhur që aroma të zgjasë më shumë.

3. Në përgjithësi shumë femra fërkojnë pjesën e brendshme të kyçeve kur hedhin parfum. Shmangeni këtë veprim pasi shpërbën dhe avullon molekulat e parfumit. Si rrjedhojë aroma nuk do të qëndrojë gjatë në trupin tuaj.

4. Nëse doni që parfumi juaj të zgjasë gjatë, kushtojini vëmendje ruajtjes së tij. Nëse parfumi lihet në banjo ai ndryshon aromën pasi avulli i dushit dhe lagështira çojnë deri në avullimin e tij. Këshillohet ta ruani në frigorifer ose në ndonjë kënd të dhomës suaj ku është i mbrojtur nga veprimi i agjentëve të jashtëm, siç është dielli.

5. Ndoshta mund ta keni bërë shkarazi, por ekspertët e industrisë së rekomandojnë të spruconi pak parfum dhe mbi flokë. Distanca nuk duhet t’i kalojë të 30 cm-tat, ose mund ta bëni duke ulur kokën poshtë. Kështu do të ndjeni aromën tuaj të preferuar në të gjithë trupin.

postbck postbck

Recent Posts

Kjo bimë forcon imunitetin, lehtëson reumatizmin dhe mbron trurin

    Rozmarina njihet për efektet e saj të forta anti-inflamatore dhe antibakteriale, prandaj përdoret…

3 minutes ago

Çfarë janë fibromat e mitrës dhe ja çfarë duhet patur parasysh

  Fibromat e mitrës janë masa beninje (jo kanceroze) që zhvillohen në murin e mitrës…

1 hour ago

Kështu mund ta mbani të hidratuar trupin tuaj gjatë agjërimit

    Për të ruajtur hidratimin, është e rëndësishme që gjatë vakteve të syfyrit dhe…

1 hour ago

Për ju që jeni alergjik ndaj polenit bëni mirë të lexoni këtë artikull!

    Me afrimin e pranverës, miliona njerëz tashmë i druhen pjesës më të pakëndshme…

1 hour ago

Diokleciani, Maksimiani, Galeriusi dhe Konstanci I, këta ishin katërshja e perandorëve ilir, që sunduan Romën njëkohësisht

DIOKLECIANI, MAKSIMIANI, GALERIUSI DHE KONSTANCI I, KËTA ISHIN KATËRSHJA E PERNADORËVE ILIRË, QË SUNDUAN ROMËN…

19 hours ago

16 vite kërkime, dy arkeologë gjejnë thesarin legjendar

Dy arkeologë amerikanë thonë se kanë zbuluar rrënojat e një anijeje portugeze të shekullit XVIII,…

19 hours ago