<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Pfizer konfirmon të dhënat pozitive për pilulën që do të trajtojë COVID-19

Të martën (14 dhjetor), kompania farmaceutike amerikane Pfizer konfirmoi efektivitetin e Paxlovid , ilaçi i saj i ri kundër formave të rënda të COVID-19, duke njoftuar se ka marrë rezultate shumë premtuese dhe në përputhje me ato të komunikuara muajin e kaluar.

 Pilulat e prodhuara nga Pfizer mund të jenë trajtimi i parë me të vërtetë efektiv për sëmundjen e shkaktuar nga koronavirusi, së bashku me molnupiravir – një ilaç i zhvilluar nga kompania farmaceutike MSD (Merck) – por kohët e fundit gjetën rezultate më pak inkurajuese sesa ato të raportuara në një fazë të parë eksperimentimi.

Barnat kundër COVID-19 mund të jenë të dobishme në trajtimin e njerëzve që janë ende të sëmurë dhe që janë më të rrezikuar nga shfaqja e simptomave të rënda.

Pilulat për COVID-19 mund të rezultojnë të dobishme edhe në vendet më të varfra, me norma shumë të ulëta të vaksinimit.

Paxlovid

Sipas të dhënave të përpunuara nga Pfizer, nëse merret brenda tre ditëve nga fillimi i simptomave, Paxlovid ul rrezikun e shtrimit në spital dhe vdekjes me 89 për qind (krahasuar me ata që nuk e marrin dhe zhvillojnë forma të rënda të sëmundjes). 

Nëse jepet pesë ditë pas simptomave të para, ulja e rrezikut është afërsisht e njëjtë, në 88 për qind.

Rezultatet bazohen në një provë që përfshiu 2246 vullnetarë të pavaksinuar me karakteristika të tilla: rrezik të lartë të zhvillimit të formave të rënda të COVID-19. 

Gjithashtu sipas të dhënave të publikuara nga Pfizer, 0.7 për qind e pjesëmarrësve që morën Paxlovid u shtruan në spital katër javë pas fillimit të provës, ndërsa nuk u regjistruan asnjë vdekje. 

postbck postbck

Recent Posts

Pse shfaqet dhimbja e kokës në anën e djathtë?

  Çështje të ndryshme në tru mund të shkaktojnë dhimbje të njëanshme në kokën e…

13 hours ago

Gjermania prezanton “insektet bionike” për përdorim ushtarak, çfarë janë në gjendje të bëjnë ato

    Në Gjermani janë shfaqur së fundmi disa prototipe të quajtura “insekte bio-elektronike”, të…

14 hours ago

Pranvera po “troket”, si të mbroheni nga poleni dhe alergjitë sezonale

  Me rritjen e temperaturave, poleni fillon të shkaktojë probleme për ata që vuajnë nga…

14 hours ago

Njihuni me ushqimet që ju mbrojnë sytë

  Me siguri keni dëgjuar se karotat dhe frutat e perimet e tjera me ngjyrën…

14 hours ago

Leukoplasti inteligjent zbulon alergjitë para se të shfaqen simptomat

  Një pajisje që vendoset në lëkurë mund të paralajmërojë personat me alergji ushqimore para…

15 hours ago

Si po ndikon lufta në shëndetin mendor të të rinjve

  Lufta nuk lë gjurmë vetëm në ndërtesa dhe kufij. Ajo lë gjurmë të padukshme…

15 hours ago