Raporti i faqes “Cable.co.uk” për shpejtësinë botërore të internetit për vitin 2021 thotë se Turkmenistani, me shpejtësi të internetit prej vetëm 0.5. Mbps, është më i ngadalshmi nga 224 shtetet e analizuara. Me këtë shpejtësi, një film me ngarkesë prej 5 gigabajtësh mund të shkarkohet nga interneti për rreth 22 orë e 34 minuta.
Kjo shifër e vendos shtetin e izoluar aziatik edhe pas vendeve të rrënuara nga lufta si Jemeni, Somalia, Afganistani e Sudani Jugor, sipas këtij raporti, shkruan Free Europe, përcjell Gazeta Express.
Në Evropën Lindore, tri shtetet me internetin më të shpejtë në raport ishin Hungaria me 104.07 Mbps për sekondë, Rumania me 67.40 Mbps për sekondë dhe Sllovenia me 67.20 Mbps për sekondë.
Tri shtetet me internetin më të ngadalshëm në krahun lindor të Evropës, sipas raportit të faqes britanike, janë Maqedonia Veriore me 15,38 Mbps në vendin e 107-të, Shqipëria me 19.36 Mbps në vendin e 96-të dhe Kosova me 22.21 Mbps në vendin e 81-të.
“Ndonëse shtetet në fund të tabelës ende vuajnë nga shpejtësitë jashtëzakonisht të ulëta, shifrat e vitit 2021 tregojnë se gjendja është duke u përmirësuar”, thuhet në raport.
Siç pritej, raporti vlerësoi se internet shumë më të shpejtë kanë shtetet e zhvilluara të Evropës Perëndimore, shtetet skandinave, Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Japonia e Singapori.
Sidoqoftë, në vendin e parë u radhit ishulli Jersey, nën kontrollin e Britanisë së Madhe, me 274.27 Mbps. Pas tij vijnë Lihtenshtajni me 211.26 Mbps, Islanda me 191.83 Mbps, Andora me 164.66 Mbps dhe Gjibraltari me 151.34 Mbps.
Modelet e antitrupave në gjakun e njerëzve mund të parashikojnë shfaqjen e sëmundjes inflamatore…
Ne kemi kaq shumë gjëra të ndryshme për të menduar çdo ditë, ndërsa…
Nëse ka një grup njerëzish që janë të njohur në mbarë botën për…
Melanoma është kanceri më vdekjeprurës i lëkurës, që e merr origjinën nga melanocitet…
Kur shumë njerëz mendojnë për një pacient tipik me kancer të mushkërive, zakonisht…
Albert Camus, një prej shkrimtarëve dhe mendimtarëve më të rëndësishëm të shekullit XX,…