<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Pse nuk duhet t’ua lini telefonin fëmijëve

elefonat e mençur përdoren shumë në ditën e sotme, por ata kanë një efekt negativ tek fëmijët.

Këto janë problemet kryesore me të cilat përballet një fëmijë kur kalon shumë kohë në telefon.

Telefoni shkatërron marrëdhënien prind-fëmijë.

Psikologët thonë se celulari dashur pa dashur e shkëput këtë marrëdhënie. Fëmijët sot pavarësisht se jetojnë në të njëjtën çati me prindërit, nuk kalojnë kohë cilësore me ta, nuk janë të përqëndruar në bisedat apo problemet familjare dhe s’i kushtojnë vëmendje bisedave më nënën a babain.

Ndikon në procesin e rritjes

Kush nuk mezi priste të rritej kur ishte i vogël? Mendonim se jeta e një të rrituri është e mbushur me kënaqësi. Ti bën çfarë të duash, ble çfarë të pëlqen dhe mund të shkosh kudo pa lejen e askujt. Ndërsa sot, të rinjtë duket se janë shumë pak të interesuar për jetën e një të rrituri. Nuk përfshihen në aktivitete, nuk dalin në takime, nuk punojnë për të paguar vetë taksat apo për të jetuar vetëm. Shumicën e kësaj kohe e zë smartfoni.

Do t’i krijojë shumë vështirësi në jetën sociale

Fëmijët e sotëm kanë një tjetër koncept rreth miqësisë. Ata mendojnë se një shok i ri është vetëm një klikim larg. Për shkak të kohës së madhe që kalojnë nëpër to, përballja me realitetin nesër do të bëhet edhe më e vështirë.

Shkakton ankth dhe depresion

Fëmijët janë nën presion të vazhdueshëm për të qenë prezent dhe të përgjigjen në çdo kohë. Bota virtuale i përfshin shumë emocionalisht dhe shpesh herë nuk dinë të bëjnë dallimin mes asaj dhe botës së vërtetë.

Fëmijët rriten të palumtur

Sondazhet kanë treguar se adoleshentët që kalojnë më shumë kohë para një ekrani janë shumë herë më të palumtur se ata të cilët merren me aktivitete sportive. Këta të fundit janë më të zhdërvjellët, ndërveprojnë më mirë me njerëzit dhe kalojnë kohë cilësore që qëndrimi në një smartfon nuk ta zëvendëson kurrsesi.

postbck postbck

Recent Posts

A është e dëmshme kërcitja e gishtave?

Pothuajse të gjithëve na ka ndodhur të dëgjojmë të njëjtin paralajmërim që nga fëmijëria: “Mos…

17 hours ago

E keni pyetur ndonjëherë veten tuaj se përse njerëzit e suksesshem veshin të njëjtat rroba?!

    Nga Steve Jobs me golfin e zi dhe xhinset klasike, te Mark Zuckerberg…

23 hours ago

Prindër kujdes! Ja se sa duhet të peshojë çanta e shkollës së fëmijës tuaj…

    Një kufi i thjeshtë dhe disa shenja në trup tregojnë kur çanta është…

23 hours ago

Marramendja gjatë shtatzënisë/ Ja pse ndodh dhe si mund ta lehtësoni…

    Shtatzënia sjell ndryshime të shumta në trup, prandaj nënat në pritje shpesh hasin…

23 hours ago

Pija më e mirë e mëngjesit për shëndetin e zemrës

    Një zakon i thjeshtë në mëngjes mund të ndihmojë shëndetin e zemrës: pirja…

2 days ago

Çfarë duhet bërë kur fëmijët infektohen me fruth në çerdhe. Përgjigjet pediatrja!

    Mjekja pediatre Zerina Sheme ka ndarë në rrjetet sociale informacion në lidhje me…

2 days ago