<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Fillesat e studimit gjuhësor dhe etnografik të shqiptarëve të Ukrainës

Studimi etnografik dhe gjuhësor i folësve të gjuhës shqipe në Ukrainë ka më shumë se një shekull histori. Gjatë shekullit XX, gjuha dhe kultura e këtij grupi të vogël emigrantësh, ngjalli rastësisht interesin e studiuesve që eksploronin rajonet shumetnike të Buzhakut dhe detit Azov.

Nga këta studiues është grumbulluar një sasi e konsiderueshme informacioni, e cila na lejon të gjykojmë të kaluarën dhe të tashmen e këtij grupi etnik dhe të japim një ide mbi evolucionin e dialektit të shqiptarëve të Ukrainës në një situatë të kontakteve intensive me gjuhë dhe dialekte të tjera.
Materialet e para etnografike dhe gjuhësore midis shqiptarëve të Ukrainës u mblodhën nga filologu-sllavist dhe historiani Nikolai Derzhavin (1877-1953).

Studiuesi u njoh me shqiptarët në vitin 1910, kur Nikolai Derzhavin, duke studiuar gjuhën dhe kulturën e bullgarëve Besarabian, vizitoi koloninë shqiptare ne Karakurt. Më 1911, studiuesi arriti të punojë në fshatin Gammovka pranë detit Azov, në të cilën, përveç shqiptarëve, në atë kohë jetonin edhe gagauzet dhe bullgarët.
Puna kërkimore e Nikolai Derzhavin kishte një karakter pionier, studiuesi ishte i interesuar për një gamë të gjerë çështjesh: kulturën tradicionale (ritet e cikleve të jetës dhe kalendarike), folklorin, demografinë, historinë etnike dhe natyrisht gjuhën e shqiptarëve të Ukrainës.
Ka pasur studiues të ndryshëm, të cilët kanë bërë një punë të rëndësishme në studimin e shqiptarëve të Ukrainës.

Në vitin 1949 fshatrat shqiptare pranë detit Azov u vizituan nga studiuesi shqiptar Selim Islami (1927-2001), i cili u interesua për dialektin arkaik të shqiptarëve. Sipas rezultateve të udhëtimit, së bashku me një përshkrim të shkurtër të tipareve kryesore dalluese të dialektit toskë në krahasim me dialektet e tjera, studiuesi botoi edhe një numër të vogël të teksteve dialektore të regjistruara nga ai.

Shënim: Të dhënat janë nxjerrë nga monografia “Ekspedita në detin Azov: Gjuha dhe kultura e shqiptarëve të Ukrainës” me autor kryesor Aleksander Novik, dhe bashkautorë J. V. Bucatskaja, D. E. Ermolin, A. S. Dugushin, M. S. Morozov (grup autorësh). Ky studim i plotë mbi historinë, gjuhën dhe traditat e shqiptarëve të Ukrainës është vlerësuar me çmimin kombëtar vjetor 2017 nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë.

“Vajza shqiptare me kostume kombëtare festive”, J. V. Ivanova – 1949

postbck postbck

Recent Posts

​Shenjat paralajmëruese mund të parashikojnë sëmundjen inflamatore të zorrëve 10 vjet më herët

  Modelet e antitrupave në gjakun e njerëzve mund të parashikojnë shfaqjen e sëmundjes inflamatore…

16 hours ago

Po harroni shpejt se ku i lini gjërat? Hani këto ushqime dhe do habiteni nga rezultati

    Ne kemi kaq shumë gjëra të ndryshme për të menduar çdo ditë, ndërsa…

18 hours ago

Ilaçi natyral që bën “mrekulli” për tensionin

    Nëse ka një grup njerëzish që janë të njohur në mbarë botën për…

21 hours ago

4 faktorë që shkaktojnë kancer të lëkurës

    Melanoma është kanceri më vdekjeprurës i lëkurës, që e merr origjinën nga melanocitet…

2 days ago

Pse gjithnjë e më shumë persona që nuk kanë pirë kurrë duhan po preken nga kanceri i mushkërive?

    Kur shumë njerëz mendojnë për një pacient tipik me kancer të mushkërive, zakonisht…

2 days ago

Një fjali e thënë në vitin 1957 që vazhdon të jehojë edhe sot, mesazhi i Albert Camus…

    Albert Camus, një prej shkrimtarëve dhe mendimtarëve më të rëndësishëm të shekullit XX,…

2 days ago