<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

“Pallati Stratigò”, dëshmi e kulturës arbëreshe që prej vitit 1533

Foto Ilustrim: Pallati Stratigò

Pallati Stratigò, është një ndër ndërtesat më të njohura në Lungro, një nga “qytezat e Arbërisë”, siç preferojnë ta quajnë arbëreshët e Italisë shumësinë e ngulimeve të tyre në jug të vendit fqinj. Ndërtimi i përket kohës së Rilindjes Italiane, në shekullin e XVI.

Aty banonin njerëz të kulturës, mjekë, magjistratë dhe noterë, por personazhi më i shquar ishte poeti Vincenzo Stratigò dhe nëna e tij patriote Matilde Mantile.

Vincenzo Stratigò, ishte gjykatës dhe një protagonist i shquar i Rilindjes Italiane. Veprat e tij të shkruara në italisht dhe në arbërisht, janë studiuar brenda dhe jashtë Italisë. Në faqatën e jashtme të pallatit ka një pllakatë që e përkujton protagonizmin e tij të datës 16 korrik 1859, në mesnatën e të cilës udhëhoqi turmat me motin “Unë besoj tek Italia”, duke i nxitur në lëvizjen për bashkimin e territoreve italiane në një shtet të vetëm. Ky angazhim i tij e detyroi të arratisej nga vendlindja e tij për vite me radhë, ndërsa e ëma Matilde dhe vëllezërit Giuseppe e Demetrio u arrestuan dhe u burgosën.

Kur hyn sot si vizitor për të kundruar pallatin Stratigò, të bien në sy tavanet e pikturuara dhe një bibliotekë e shekullit të gjashtëmbëdhjetë që të shpien në të kaluarën dhe në historinë e Arbërisë. Ndërtesa nuk ka pësuar asnjë ndryshim me kalimin e kohës, ka mbetur siç ishte në fillim.

Familja Stratigo u zhvendos aty në vitin 1533, kur emigroi nga Shqipëria, dhe pas pak përshtatjeve që i ka bërë për jetesën e saj, nuk ka pasur më asnjë ndryshim. Shtëpia është gjithmonë e hapur për studiues dhe vizitorë, por është përshtatur edhe si hotel me vetëm një vakt në mëngjes dhe një restorant të vogël, ku mund të shijohet kuzhinë arbëreshe, rrethuar me libra dhe rroba të periudhës së Rilindjes Italiane. /voal.ch

postbck postbck

Recent Posts

A e dini se cila kompani e njohur e modës prodhonte uniformat e ushtrisë na’ziste gjatë Luftës së Dytë Botërore?

Uniformat e zeza të SS-së janë ndër veshjet më të njohura të Gjermanisë naziste. Por…

16 hours ago

Këta 6 përbërës nuk duhet në asnjë mënyrë të përzihen me njëri tjetrin

    Mund të befasoheni kur të mësoni që ka kombinime të ushqimeve që duhet…

16 hours ago

Ushqimet që ju mbajnë të ngopur më gjatë dhe ju ndihmojnë të kontrolloni urinë

  Cilat ushqime ju mbajnë të ngopur më gjatë dhe ndihmojnë në kontrollin e urisë?…

16 hours ago

A i shërojnë gështenjat këto 8 sëmundje, ja kush duhet t’i hajë urgjent…

    Me uljen e temperaturave, gështenjat kthehen në një nga ushqimet më të preferuara…

17 hours ago

Shenjat, simptomat e kancerit të gjirit: Cilat ndryshime nuk duhen neglizhuar

    Kanceri i gjirit nuk shfaqet gjithmonë përmes një gunge të dallueshme, pasi në…

17 hours ago

Habit mjeku: Të gjithë hani lakër turshi, por askush nuk e di se çfarë i ndodh zemrës tuaj

    Habit mjeku: Të gjithë hani lakër turshi, por askush nuk e di se…

20 hours ago