<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Kënga e Çanakkales, midis historisë dhe kujtesës popullore

“N’Çanakkale u nisa unë pej Stambollit / Oh lumja nona ku po m’qon karshi dushmanit / Oh për t’rijt tonë aman”.

Enris Qinami

Muzika tradicionale mban gjallë shpirtin dhe identitetin e njeriut, duke ruajtur të gjallë traditën përmes transmetimit brez pas brezi. Fjalët ‘transmetim’ dhe ‘traditë’ kanë të njëjtën etimologji. Ajo që karakterizon transmetimin është fakti se përfshin gjithshka dhe gjithëkënd brenda një tradite të caktuar, aq sa nuk ka asnjë traditë pa një përçim falë transmetimit.

Me fjalën traditë kuptojmë totalitetin e trashëgimive të cilat kanë parim dhe burim themelor shpalljen, e cila është zbritja nga niveli më i lartë i realitetit duke bërë të mundur transformimin e objektit të dijes, në subjekt të njohjes.

Muzika tradicionale është padyshim aspekti më i privilegjuar i traditës, duke mos reshtur së artikuluari në mënyra nga më të ndryshmet mesazhet e saj, dhe duke qëndruar e gjallë dhe besnike falë shpirtit të saj origjinal.

Parë në këtë prizëm, muzika e traditës gojore zë vendin kryesor në repertorin e rapsodëve. Estetika e saj është e ndërtuar brenda një performance të ndërlikuar që përfshin shpesh shumë protagonistë dhe të disa zhanreve. Ndërsa shprehia e saj është vullnetarisht momenti në të cilën ajo ekzekutohet dhe nuk ka qëllim tjetër veç se atë që ekzekutuesi i jep në praninë e atyre që janë prezent në atë moment të caktuar.

Kjo gjë ndryshon shumë me tipologjitë e tjera muzikore të cilat ndërtohen mbi idenë e nevojës për t’ju përshtatur një shije apo një tregu të caktuar në kohë dhe në hapësirë. Në ndryshin nga modelet komerciale, në muzikën tradicionale estetika është plotësisht në varësi të etikës. Rrjedhimisht, çdo qëndrim muzikor korrespondon me një gjendje shpirtërore fillestare. Kjo gjëndje shpirtërore është edhe pikënisja, zanafilla e cila lind nga brendësia e njeriut, nga thellësia e qënijes së tij.

Procesi i krijimit të muzikës tradicionale

Muzika nuk lind në zemrën e dikujt për aq kohë sa nuk ekziston aty dashuria për të. Ndërkohë që ka këngë që tregojnë histori, po ashtu ka edhe këngë që kanë bërë histori. E kënga e Çanakkales është e tillë. Ajo ka mbajtur të gjallë kujtesën, memorien historike të kombit tonë e cila nuk është e shkruar vetëm ne libra, por dhe në shpirtrat e muzikantëve dhe poetëve tradicionalë të cilët e kanë krijuar dhe e kanë mbajtur të gjallë brez pas brezi.

Nga Lugina e Preshevës e deri në Çamëri, në Kosovë, Maqedoni e Shqipëri, kudo ku kanë jetuar dhe jetojnë shqiptarët është kënduar kënga e Çanakkales; në odat e burrave, në dasma e në ahengje ajo ka qenë dhe vazhdon të jetë “libri i gjallë” i historisë së betejave ku morën pjesë dhe ranë dëshmorë me mijëra shqiptarë.

postbck postbck

Recent Posts

Ushqimet që i luftojnë infeksionet në trup

    Përveç medikamenteve, në raste virozash apo infeksionesh të ndryshme rekomandohen ushqime dhe bimë…

19 hours ago

Limon dhe kripë, ja si të largoni dhimbjen e kokës në 1 minutë

  Ju duhet një gotë e mbushur tre çerek me ujë, lëngu i një limoni…

20 hours ago

Qepa mund të përdoret edhe për flokët: Ja si përgatitet maska

    Rënia e flokëve mund të lidhet me faktorë të ndryshëm, përfshirë stresin, ndryshimet…

20 hours ago

Pse u rrethua kulla e Abdullah Pashë Drenit nga forcat e Lidhjes së Prizrenit, kush ishte Mehmet Ali Pashë Maxharri?

‘Tradhëtia’ dhe ruatja e nderit..pse u rrethua kulla e Abdullah Pashë Drenit nga forcat e…

22 hours ago

Pse ndryshon shija e ujit që qëndron gjithë natën në gotë?

    A ju ka ndodhur të pini ujë nga një gotë që e keni…

1 day ago

Uji me limon dhe spec të kuq: Çfarë duhet të dini për këtë pije?

    Uji me limon, mjaltë dhe spec të kuq është promovuar si një pije…

1 day ago