<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Promovohet monografia “Dijetarë shqiptarë në Perandorinë Osmane” (1880 – 1912)

Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës sot u promovua libri “Dijetarë Shqiptarë në Perandorinë Osmane (1880 – 1912) nga autorët Sadik Mehmeti, Hatixhe Ahmedi, Ramadan Shkodra, botim i Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës.
Kjo është vepra e parë me karakter enciklopedik e botuar nga BIRK, por është e para edhe në Kosovë dhe në trojet shqiptare, në të cilën përfshihen dhe ndriçohen, – biografitë e 195 personaliteteve shqiptare që kanë dhënë kontribut në jetën arsimore, kulturore dhe fetare gjithandej ku vepruan, pra edhe në viset shqiptare në fundin e shekullit XIX dhe në fillim të shek. XX.
Në këtë ngjarje morën pjesë Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, kryetari i BIRK-ut, Myftiu Naim Tërnava, Kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë së Arkivave të Kosovës, Bedri Zyberaj, profesorë të Universitetit të Prishtinës, dhe personalitete tjera.
Ministri Çeku në fjalimin e tij foli për rëndësinë që kanë hulumtimet e tilla për kulturën, trashëgiminë, arsimin dhe historinë e vendit tonë, ndërsa përgëzoi autorët për punën dhe përkushtimin rreth pasqyrimit të biografive të personaliteteve të shquara të dijes nga të gjitha trojet shqiptare.
Ndërsa, Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, tha që kjo monografi është një projekt i cili ka ndriçuar veprimtarinë e shumë personaliteteve shqiptare të panjohura deri më tani që kanë vepruar në periudhën e Rilindjes Kombëtare Shqiptare. /Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit 

postbck postbck

Recent Posts

Gravura e vitit 1886 tregon mullirin e hershëm të Prishtinës

Një gravurë e vitit 1886, nga arkitekti dhe piktori çek Vladislav Titelbach, e publikuar në…

3 days ago

Xhubleta Shqiptare – Thesar i Trashëgimisë Kulturore

Xhubleta është një nga veshjet më të vjetra tradicionale shqiptare dhe një simbol unik i…

3 days ago

Boshnjakizimi i fiseve shqiptare në Sanxhak

Baki Shala Shpërndarja fisnore e shqiptarëve në Sanxhak tregon qartë prejardhjen e tyre nga Malësia…

3 days ago

Droni sa një insekt, Kina sjell zbulimin që sfidon syrin njerëzor

Kina ka prezantuar një zhvillim të ri në fushën e teknologjisë së avancuar, duke sjellë…

3 days ago

18 Mars 1908 — Beteja e Mashkullores

Pesë ditë kishin kaluar nga atentati i Bimbashit. Ushtria turke i ndiqte gjurmë pas gjurmë.…

3 days ago

Nata e fundit e Ismail Qemalit: “I hodhën helm në kafe…”

  Në episodet e zbuluara nga jeta e panjohur e krijuesit të shtetit shqiptar në…

3 days ago