Efektshmëria e dozës përforcuese të vaksinës së Pfizer dhe Biontech, pritet të zgjasë të paktën 12 muaj, dhe do të jetë e nevojshme të merren doza të tjera vjetore për të ruajtur të lartë mbrojtjen nga Covid-19.
Këtë e tha shefi ekzekutiv i Pfizer, Albert Bourla në një intervistë për britaniken BBC, para shfaqjes së variantit Omicron.
“Nuk mund të them me saktësi se sa do të zgjasë imuniteti nga doza e tretë. Besoj shumë që do të zgjasë të paktën 12 muaj, dhe pse nuk e di këtë. Bazuar në atë që kemi parë deri më tani, me gjasë rivaksinimi do të jetë i nevojshëm çdo vit, për të ruajtur një biel shumë të lartë mbrojtje”, u shpreh Bourla.
Ai e përshkroi krijimin e vaksinës së Pfizer-Biontech si një dëshmi e mençurisë dhe fuqisë njerëzore që ka shpëtuar miliona jetë njerëzish dhe trilionë dollarë.
“Gjëja më e rëndësishme është se shpëtuam miliona jetë njerëzish. Gjithashtu i shpëtuam triliona dollarë ekonomisë globale”, shtoi ai.
Vaksina origjinale e Pfizer duhet të ruhej në temperatura -70 gradë Celsius, duke vështirësuar përpjekjet logjistike në disa pjesë të botës si Afrika, ku autoritetet ankohen për mungesa të frigoriferëve.
Por Bourla tha se një formulim i ri i vaksinës mund të ruhet tani në frigoriferë normalë nga 2-8 gradë Celcius, deri në tre muaj.
Nxënësja nga Mitrovica Orela Behrami, e lindur dhe e rritur në Luksemburg, ka dëshmuar…
Aristotel Petro Midis Bizantit, Osmanëve dhe Origjinës Arbërore - Historia e Ballkanit fsheh të vërteta…
Në dekadat e fundit, është vënë re një rritje e shpejtë e rasteve të…
Si çdo vit, ndryshimi nga ora dimërore në atë verore do të ndodhë të…
ADN-ja SHQIPTARE DHE MISTERI I NJERËZVE TË PARË NË EUROPË (DOKUMENTAR) (Përkthimi në shqip i…
Nga: Prof. Gjon Frani Ivezaj Dukagjini përbën një nga trevat më të lashta dhe më të…