<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Aleksandër Moisiu, shqiptari që shkëlqeu furishëm

Mjeshtri i madh i skenës. Interpretuesi talenti i të cilit, me zërin, mimikën e gjestet sfidoi teatrin, shqiptari Aleksandër Moisiu, pushtoi pa më të voglin sforcim, zemrat e mendjen e artdashësve… befasoi kritikën.

Gjithë aktiviteti artistik i Moisiut u zhvillua në Vjenë, për të depërtuar shpejt edhe në teatrot e tjera evropiane. Pas sukseseve të njëpasnjëshme si aktor, ai u angazhua pothuajse në të gjitha vendet e Evropës, si dhe Amerikës Veriore.

Në vitet para fillimit të Luftës I, Moisiu ishte një nga aktorët më të mëdhenj në hapësirën gjermanofolëse. Fusha e veprimit të artistit, përmblidhte të gjithë spektrin e literaturës evropiane të teatrit, duke filluar që nga tragjedia antike greke e deri te ajo moderne.

Shumë të njohura u bënë interpretimet e tij të Hamletit, të Edipit, të Jedermann dhe të Fedja në veprën e Leon Tolstoit “Kufoma e gjallë”. Ai luajti po ashtu edhe rolet kryesore në premierat e pjesëve teatrale të Hauptmann-it , të Wedekind-it dhe të Hofmannsthal-it .

Në vitin 1920 ishte i pari që në Lojërat Festive të Salzburgut (Salzburger Festspiele) luajti rolin kryesor në “Jedermann”.

Moisiu vlerësohej shumë nga publiku për zërin e bukur, si dhe për përfshirjen emocionale. Në periudhën mes dy luftërave ishte shumë kohë në turne. Në Berlin, aktronte në këtë kohë vetëm si mysafir. Mënyra e tij e interpretimit, aty quhej si i vjetëruar dhe nuk mund të matej më me zhvillimet teatrore, si ai i ekspresionizmit, apo teatri politik nga Brecht, apo Piscator.

Prej vitit 1910 e deri më 1935 mori pjesë në 10 produksione të filmave, 8 prej tyre ishin filma pa zë.

Në vitin 1935, pak kohë para vdekjes së tij, Moisiu kërkoi shtetësinë e Shqipërisë si dhe atë të Italisë. Shqipëria refuzoi këtë kërkesë, kurse Italia ia dha shtetësinë Moisiut, kur ai ishte i shtrirë në shtratin e vdekjes.

Për këtë aktor të madh, fjalët nuk i kursyen as filozofët e shkrimtarët më të mëdhenj të Evropës. Filozofi i njohur dhe një nga romancierët më të mëdhenj të gjuhës gjermane, Franc Kafka vlerësoi se gjestet e Moisiut ishin unike dhe të panjohura në skenat botërore.

“Zëri, mimika dhe gjestet e Moisiut shfaqin diçka unike, diçka e cila nuk ishte parë asnjëherë në skenën botërore të artit”, janë fjalët e Kafkës për Moisiun.

Nga vlerësimet e larta të personaliteteve më të shquara të teatrit, dramaturgjisë dhe letërsisë botërore, veçojmë si më poshtë:

Maks Reinhardi:  Zotërinj! (u drejtohet atyre që refuzuan Moisiun të lozte kryerolin e parë) Unë ju solla një aktor. Emri aktor sipas një kritiku,
në kuptimin e vërtetë, është mishëruar në personin e Moisiut. Kemi përpara një artist të vërtetë, një aktor i pasionuar i njeriut, i cili jep trupin
e tij, shpirtin e tij, gjakun dhe nervat në krijimin e rolit… Zëri magjik i tij, do t’ju magjepsë edhe ju.

Franc Kafka: Zëri, mimika dhe gjestet e Moisiut paraqesin diçka unike, të cilat nuk janë parë kurrë në artitn skenik botëoror.

Stefan Cvajg: Kur je me Moisiun, nuk dëgjon fjalë indiferente, të mirë a të keqe rreth teatrit dhe aktorëve, siç e do zanati i përditshëm… por
diskutim, diskutim rreth çeshtjeve mendore, politike, mendime që kapin njeriun fund e krye, kapin gjithë kohën… Prandaj, kur je bashkë me
Moisiun, mëson çdo herë diçka të re nga thelbi i të vërtetës së botës…

Fan S. Noli: Është një djalë shqiptar që në Evropë e interpreton Hamletin, më mirë se unë që e kam përkthyer.

Viktor Eftimiu: Moisiu me sytë e zinj të shkëlqyeshëm dhe tërheqës, me zërin e tij të ngrohtë e të harmonishëm i dha gjuhës gjermane
tingëllimin e Adriatikut, sepse secili artist në vetvete përmbledh mallin e atdheut të tij.

Ndërsa nga autori kosovar Bardhyl Kosova, ka theksuarGjenialiteti i Aeksandër Moisiu kristalizohej edhe në organin e tij vokal që i shëmbëllente një orkestre të plotë. Zëri i Moisiut shquhej për një forcë të madhe krijuese, duke filluar nga tonet më të larta, deri te ato më të ulëta, me të cilat, ai jepte gjithë domethënien e qenies njerëzore, deri murmuritjen e pëshpëritjen më të butë e më të ëmbël.

postbck postbck

Recent Posts

Nëse këto gjëra ju ndodhin shpesh gjatë gjumit, është koha të vizitoni mjekun

    Disa shqetësime duken të zakonshme, por kur përsëriten shpesh mund të tregojnë më…

14 hours ago

Ju dhemb koka dhe menjëherë bëni kafe: A është zgjidhje e mirë apo mund ta përkeqësojë problemin?

    Te disa njerëz kafeina e lehtëson krizën, ndërsa te të tjerët bëhet shkaktar…

20 hours ago

Pse jeni gjithmonë të etur? Mjekët shpjegojnë çfarë mund të fshihet pas kësaj

    Jo gjithmonë bëhet fjalë vetëm për mungesë lëngjesh – etja e vazhdueshme mund…

20 hours ago

Kanceri i mushkërive mund të rritet në heshtje, pa shkaktuar dhimbje

    Shenjat e para shpesh ngatërrohen me lodhjen, moshën ose “kollën e duhanpirësit” –…

20 hours ago

Ndryshime të vogla pas orës 17:00 që mund të kenë ndikim të madh në metabolizëm

    Zakonet e përditshme të mbrëmjes mund të kenë ndikim të madh në shëndetin…

21 hours ago

Vaj ulliri me hudhër: Çfarë i bën vërtet organizmit dhe kur duhet kujdes

    Shumë e përdorin për tensionin, kolesterolin dhe “pastrimin” e enëve të gjakut, por…

21 hours ago