<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Vezë dhe Vaj Ulliri – Trajtimi për Forcimin e Flokëve dhe Kundër Rënies së Tyre

Rënia e flokëve dhe problemet me dendësinë dhe shkëlqimin e tyre janë probleme që prekin rregullisht si femrat ashtu edhe meshkujt.

Përtej trajtimeve mjekësore, shëndeti i flokëve mund të përmirësohet ndjeshëm falë këtyre kurave natyrale që rekomandohen nga AgroWeb.org.

Kura Natyrale Për Flokët Të Cilat Ia Vlen T’i Provoni

Aloe Vera

Aloe vera përbën një kurë të shkëlqyer kundër rënies së flokëve.

Ajo qetëson dhe zbut skalpin e kokës dhe krijon një mjedis të shëndetshëm për rigjenerimin e qelizave të flokëve.

Aloe vera ndihmon në eliminimin e yndyrës që parandalon rritjen e flokëve.

Ju mund të përdorni rregullisht xhelin e aloe verës për të masazhuar skalpin dhe ushqyer flokun.

AgroWeb.org ju këshillon ta mbani këtë maskë përreth 10-15 minuta e më pas ta shpëlani.

Më pas mund ta lani kokën me shampon e zakonshme

Jamballi

Jamballi rekomandohet për të pastruar skalpin e thatë e të irrituar.

Jamballi çel poret dhe forcon rrënjët e flokut, dobësimi i së cilës bëhet shpesh shkak për rrënjen e flokut.

Jamballi mund të konsumohet çdo javë në formën e çajit.

Lëngu I Qepës

Ekspertët, të cilëve  u referohet AgroWeb.org thonë se lëngu i qepës është shumë efikas për rritjen e flokut dhe funksionon me të vërtetë.

Qepa përmban sulfur që përmirëson qarkullimin e gjakut, nxit prodhimin e kolagjenit dhe lufton bakteret që prekin sipërfaqen e skalpit.

Ju mund ta lyeni skalpin me lëng qepe dhe ta mbani për 15 minuta.

Më pas mund ta lani kokën me shampon e zakonshme.

Vaji I Rozmarinës

Vaji i rozmarinës është ideal kundër zbokthit dhe infeksioneve të lëkurës së kokës.

Ky vaj gjithashtu funksionon kundër rënies së flokëve dhe ka një rol të fortë stimulues për rritjen e tyre.

Vaji i rozmarinës mund të aplikohet direkt në rrënjët e flokut për efikasitet të lartë.

Hudhra

Hudhra forcon flokun në mënyrë të ndjeshme.

Njësoj si qepa, ajo është shumë e pasur me minerale dhe vitamina që e ushqejnë dhe forcojnë flokun.

Ju mund të përzieni në mikser disa thelbinj hudhre dhe pasi të keni formuar një masë të trashë mund ta vendosni atë në skalp, ta mbani përreth 10 minuta e më pas të lani flokët me shampo si zakonisht.

Një kurë e tillë ndalon menjëherë rënien e flokut.

Uthulla E Mollës

Bllokimi i rrënjëve të flokut nga bakteret shkakton rënie të madhe të flokëve.

Për të parandaluar një gjë të tillë ju mund të shpëlani flokun me një përzierje të sasive të barabarta të uthullës së mollës dhe ujit.

Veza

Maska me vezë është një nga kurat më natyrale kundër rënies së flokut.

Veza përmban sasi të larta proteine e cila rikthen flokun në gjëndjen e mëparshme.

Në një tas qelqi përzieni një vezë me një lugë gjelle me vaj ulliri.

Maskën përdoreni në flokë të larë e të lagur dhe mbajeni për 10 minuta.

Më pas lajini flokët si zakonisht me shampo. Këtë kurë mund ta përdorni 1 herë në javë. /AgroWeb

postbck postbck

Recent Posts

Si të shëroni ftohjen përbrenda pak orëve

  Meqë sezoni i dimrit është afër, prekja nga ftohjet tek njerëzit ndodh çdoherë e…

3 hours ago

A i mbron qumështi i gjirit fëmijët nga tumoret

    Gjidhënia nuk është vetëm burim ushqimi, por edhe mbrojtje për fëmijën dhe nënën.…

4 hours ago

6 metodat e çuditshme se si zgjoheshin njerëzit para shpikjes së alarmit

  Para se ora me alarm të bëhej pjesë e jetës së përditshme, njerëzit kishin…

4 hours ago

Lidhja e Prizrenit 1878, Kararname-ja: ”Lidhja jonë është bashkuar për të kundërshtuar çdo qeveri tjetër përveç asaj të Portës së Lartë..”

Rezolutat e Lidhjes së Prizrenit 1878, “Kararname-ja” Më 10 qershor 1878, delegatë nga e gjithë…

4 hours ago

Në këtë popull një grua martohet me disa vëllezër – arsyeja do t’ju befasojë

  Sherpat në Himalaje praktikojnë poliandrinë për të mbajtur pronën të pandarë dhe për të…

5 hours ago

Trendi në rrjetet sociale, vaj ulliri me limon! A duhet ta provoni? Çfarë thonë ekspertët!

  Një përzierje e thjeshtë me vaj ulliri dhe lëng limoni së fundmi është kthyer…

5 hours ago