<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Foto interesante: është fokusuar momenti kur ujërat e dy lumenjve që rrjedhin së bashku, nuk përzihen me njëri-tjetrin…

Jemi në Brazil dhe ai që po shikomi është lumi Amazon, më konkretisht jemi në momentin kur bashkohet Rio Negro dhe Rio Solimões, në atë që brazilianët e quajnë “Encontro das Águas”.
Një imazh spektakolar që tregon ujërat e tyre “të zinj” dhe “të bardhë” që rrjedhin së bashku, por mesa duket vazhdojnë udhëtimin e tyre për disa kilometra përpara se të përzihen!
Si mund të shpjegohet ky fenomen? Le ta analizojmë së bashku.
Nga njëra anë vëzhgojmë ujërat e errëta të Rio Negro: marrin këtë ngjyrë për shkak të materialit bimor të pezulluar që vjen nga pylli. Ujërat rrjedhin ngadalë, pH është rreth 5.5 dhe temperatura arrin rreth 31.4°C.
Nga ana tjetër, ujërat e pastra të Rio Solimões, të pasura me sedimente “të bardha” që vijnë nga Andet. Ujërat kanë një pH neutral (rreth 7.0), një shpejtësi më të lartë dhe temperatura më të ulëta (rreth 30.6 °C).
Janë pikërisht dallimet kimiko-fizike mes dy lumenjve që krijojnë këtë fenomen fillestar të ndarjes. Përzierja e dy lumenjve më pas do të jetë e ngadaltë dhe graduale.
Duke analizuar më hollësisht fenomenin, ujërat e Solimões fillojnë të rrjedhin poshtë atyre të Negroa, katër orë pas kontaktit: kjo varet nga ndryshimi në densitet dhe nga një sërë faktorësh të tjerë (këndi i bashkimit dhe ndryshimi në shpejtësi, shpejtësia e rrjedhjes dhe temperatura). Përzierja e mëtejshme do të krijohet nga turbulencat, të shkaktuara nga fërkimi midis dy masave të lëngshme, dhe zgjat më shumë se 30 orë e 100 km.

postbck postbck

Recent Posts

Regjimenti shqiptar i Napoleonit: Koloneli Minot, i shkruante ministrit francez të luftës për veshjen tradicionale shqiptare..

REGJIMENTI SHQIPTAR I NAPOLEONIT. KOLONELI MINOT, I SHKRUANTE MINISTRIT FRANCEZ TË LUFTËS PËR VESHJEN TRADICIONALE…

14 hours ago

Kënga e një emri të lavdishëm të historisë, që mbrojti atdheun duke mposhtur Cërnagoren dhe Rusinë

Salih Kabashi KËNGA E NJË EMRI TË LAVDISHËM TË HISTORISË, QË MBROJTI ATDHEUN DUKE MPOSHTUR…

2 days ago

Kush e ngriti e kush e solli flamurin ndër malësor

Kush e ngriti e kush e solli flamurin ndër malësor. Tri referenca shkencore të pa…

2 days ago

Gravura e vitit 1886 tregon mullirin e hershëm të Prishtinës

Një gravurë e vitit 1886, nga arkitekti dhe piktori çek Vladislav Titelbach, e publikuar në…

4 days ago

Xhubleta Shqiptare – Thesar i Trashëgimisë Kulturore

Xhubleta është një nga veshjet më të vjetra tradicionale shqiptare dhe një simbol unik i…

4 days ago

Boshnjakizimi i fiseve shqiptare në Sanxhak

Baki Shala Shpërndarja fisnore e shqiptarëve në Sanxhak tregon qartë prejardhjen e tyre nga Malësia…

5 days ago