Gjuha shqipe është shkruar me alfabete të ndryshme që kanë qenë në përdorim në rajon. Në periudhën Osmane gjuhën shqipe e gjejmë të shkruar edhe me alfabet arab. Klerikët shqiptar shpesh herë na kanë sjellë tekse dhe shkrime me përmbajtje fetare në gjuhën shqipe.Në këto dy fletë kemi pjesë ilahi në turqishten e vjetër dhe në shqip.Karakteristikë është mënyra e të shkruarit shqip. Duke qenë me përmbajtje fetare, në shkrim kemi edhe fjalë me terminologji arabe.Tek një nga poezitë: “Hadha ilahi arnavuça” – “Kjo është ilahi shqip”Kaligrafia e përdorur është nesih. Teksti është ndarë në katër kolona. Ndarja e kolonave është bërë me një shenjë luleje me ngjyrë të kuqe. Vargjet janë të shkruara në dy rreshta. Ashtu si në gjuhën arabe janë shkruar vetëm bashkëtingëlloret, kurse zanoret vendosen sipas shqiptimit.Si lexohet:Jam ni vaiz ipa yxhret le t’vijë për thevap t’vet e kush t’do t’shejtit për her t’bin salavatKush t’do t’me nigjue se s’due me mpague se me ditë kijamet jardëm iban arasat.Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave
Qepa de hudhra janë një element kryesor në kuzhinë. Shumica e gatimeve kanë nevojë…
Studimet tregojnë se marrja e qetësuesve rrit rrezikun për goditje ose atak të mundshëm…
Në dhjetor të vitit 1924, Ahmet Zogu u kthye në Shqipëri në krye të një…
Historia e Gjergj Kastriotit Skënderbeut zakonisht rrëfehet si një përballje e shqiptarëve kundër Perandorisë Osmane.…
Shtypja e lartë e gjakut, e njohur ndryshe edhe si hipertensioni, shpeshherë mund…
Mëlçia është një nga organet që mund të pësojë dëmtime serioze pa e…