<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETE

“Skyscanner” e rendit Shqipërinë mes perlave më të lira të turizmit

 

 

Media spanjolle “Skyscanner” e ka renditur Shqipërinë mes 20 destinacioneve më të lira në botë për pushime, duke e cilësuar si një nga zgjedhjet më të mira për turistët që kërkojnë të kombinojnë çmimet e përballueshme, peizazhet mbresëlënëse dhe përvojat autentike.

 

Në artikullin kushtuar destinacioneve më ekonomike në botë, “Skyscanner” fton turistët të zbulojnë vende që ia vlen të vizitohen sa më parë, duke theksuar se udhëtimi me një buxhet të kufizuar nuk nënkupton përvoja me cilësi më të ulët.

Sipas medias spanjolle, disa prej destinacioneve më tërheqëse të planetit vazhdojnë të jenë edhe ndër më të përballueshmet, pavarësisht rritjes së vazhdueshme të çmimeve në pjesën më të madhe të Evropës Perëndimore, Amerikës së Veriut dhe në disa rajone të Azisë.\

 

Në listën e publikuar nga “Skyscanner” përfshihen Kamboxhia, Malajzia, Paraguai, Bolivia, Peruja, Tajlanda, Rumania, Sri Lanka, Armenia, Portugalia, Filipinet, Shqipëria, Polonia, Hondurasi, Republika Dominikane, Mbretëria e Lesotos, Maroku, India, Nikaragua dhe Nepali.

 

 

Artikulli nënvizon se ende ekzistojnë vende ku kostoja e jetesës për turistët mbetet e ulët, duke u mundësuar vizitorëve të shijojnë pushime cilësore pa shpenzime të larta.

 

 

Në këto destinacione, një vakt mund të kushtojë më pak se një kafe në shumë kryeqytete evropiane, ndërsa akomodimi pranë plazheve tropikale mbetet i përballueshëm.

Sipas “Skyscanner”, luksi i vërtetë qëndron te mundësia për të përjetuar sa më shumë me një buxhet modest.

Për Shqipërinë, media spanjolle thekson se vendi ofron disa nga brigjet më tërheqëse të Mesdheut, me çmime që mbeten ende befasuese për standardet evropiane.

 

 

Ndërsa shumë turistë zgjedhin Greqinë, Kroacinë apo Italinë, Shqipëria vazhdon të ofrojë një përvojë më të qetë, autentike dhe më ekonomike.

“Skyscanner” veçon Rivierën Shqiptare për plazhet me ujëra të kristalta, fshatrat piktoreskë bregdetarë dhe peizazhet ku malet zbresin drejt detit.

 

 

Ksamili, Himara dhe Dhërmiu përmenden si destinacione që ruajnë ende ndjesinë e zbulimit, ndërsa theksohet se edhe gjatë sezonit turistik, çmimet mbeten përgjithësisht më të ulëta se në vendet fqinje më të njohura.

Përtej bregdetit, artikulli ndalet edhe te pasuria kulturore e vendit, duke përmendur Beratin dhe Gjirokastrën, të dyja pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, si edhe Alpet Shqiptare, të cilat konsiderohen ndër destinacionet më të mira për ecje malore në Evropë.

 

 

Sipas “Skyscanner”, me një buxhet ditor prej 40 deri në 70 euro, Shqipëria mbetet një nga alternativat më të favorshme për turistët që kërkojnë të shijojnë Mesdheun, klimën e ngrohtë dhe autenticitetin, pa u përballur me kostot e larta të destinacioneve tradicionale.

/Marrë nga ATSH

admin admin

Recent Posts

Para kafesë së parë në mëngjes duhet të bësh një gjë, një zakon që mund të bëjë një ndryshim të madh

    Një filxhan kafe është gjëja e parë që shumë njerëz kërkojnë sapo zgjohen,…

2 hours ago

Mos e injoroni këtë simptomë të këmbëve, mund të tregojë një problem serioz shëndetësor

  Kruarja e këmbëve është zakonisht një problem i padëmshëm dhe kalimtar, por nëse zgjat…

3 hours ago

Kujdes me këto pije, konsumi i shpeshtë mund të rrisë rrezikun për zemrën

    Disa pije që konsumohen shpesh, veçanërisht pijet e gazuara me sheqer dhe pijet…

3 hours ago

A mund t’i dëmtojë vrapimi gjunjët? – Faktorët që duhet të dini

    Vrapimi shpesh lidhet me frikën se mund të dëmtojë gjunjët për shkak të…

4 hours ago

Si ta kuptoni nëse keni kortizol të lartë – 10 shenja të stresit që e dëmtojnë trupin në heshtje

  Kortizoli vepron si një sistem alarmi i brendshëm në trup. Në situata stresi ose…

4 hours ago

Si i largoi ky baba 3 fëmijët nga tabletët?

    Babai dhe autori Kyle Halderman i tregoi YourTango-s se si e përjetoi ndikimin…

4 hours ago