Të premten Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) thirri një takim të posaçëm për të mobilizuar një përgjigje ndërkombëtare ndaj një varianti të ri të koronavirusit.
Sekuenca e këtij varianti – B.1.1.529 – u ngarkua për herë të parë nga Hong Kongu, nga një rast i dikujt që udhëtonte nga Afrika e Jugut. Për shkak të numrit jashtëzakonisht të madh të mutacioneve, ka frikë se varianti i ri mund të shmangë një pjesë të imunitetit të dhënë nga vaksinat.
Megjithëse veçoritë specifike të llojit – të quajtur Omicron dhe të përcaktuar si një “variant shqetësimi” nga OBSH nuk janë shfaqur ende, ka simptoma të dallueshme të koronavirusit të raportuara tek ata të vaksinuar plotësisht.
Duke u mbështetur në të dhëna nga miliona përdorues, aplikacioni i studimit ZOE COVID ka ofruar një udhëzues për shenjat paralajmëruese të pas vaksinimit COVID.
“Nëse jeni vaksinuar dhe filloni të teshtini ose kolliteni shumë pa shpjegim, duhet të qëndroni në shtëpi dhe të bëni një test COVID, veçanërisht nëse jetoni ose punoni pranë njerëzve që janë në rrezik më të madh nga sëmundja”, këshilloi ekipi prapa aplikacionit, raporton KP.
Teshtitja dhe kollitja e shumtë mund të jenë shenja të mundshme që dikush i vaksinuar ka COVID-19 dhe ai duhet të bëjë një test dhe të izolohet për të mbrojtur miqtë, familjen dhe kolegët e tij.
Sipas ekspertëve të studimit të ZOE COVID, një tjetër simptomë kryesore e infeksionit COVID është humbja e nuhatjes ose shijes, “kështu që nëse vëreni se po e përjetoni këtë, sigurohuni që të bëni një test PCR për ta konfirmuar”.
Një numër firmash farmaceutike kanë shprehur angazhimin e tyre për të modifikuar vaksinat kundër llojit të ri të koronavirusit që ka shkaktuar ndalime të udhëtimit.
Novavax tha se “tashmë ka nisur zhvillimin e një proteinetë re rekombinuese bazuar në sekuencën e njohur gjenetike të B.1.1.529 dhe do ta ketë gati për të filluar testimin dhe prodhimin brenda disa javëve të ardhshme.
Moderna tha se që nga fillimi i vitit 2021 ka avancuar një strategji gjithëpërfshirëse për të parashikuar variante të reja shqetësimi.
“Kjo strategji përfshin tre nivele reagimi nëse doza përforcuese e autorizuar aktualisht prej 50 mikrogramë e mRNA-1273 rezulton e pamjaftueshme për të rritur imunitetin në rënie ndaj variantit Omicron.”
Pfizer dhe BioNTech thanë se në rast të një varianti që mund t’i shpëtojë efekteve të vaksinave, firma pret “të jetë në gjendje të zhvillojë dhe prodhojë një vaksinë të personalizuar kundër atij varianti në afërsisht 100 ditë, duke iu nënshtruar miratimit rregullator”.
AstraZeneca tha se ka “zhvilluar, në bashkëpunim të ngushtë me Universitetin e Oksfordit, një platformë vaksinash që na mundëson t’i përgjigjemi shpejt varianteve të reja që mund të shfaqen” dhe “po kryen tashmë kërkime në vendet ku varianti është identifikuar”.
Firma po teston gjithashtu ilaçin e saj të kombinimit të antitrupave kundër variantit të ri dhe është “shpreson” që “do të ruajë efikasitetin pasi përmban dy antitrupa të fuqishëm me aktivitete të ndryshme dhe plotësuese kundër virusit”.
Macet performojnë më mirë se sa fëmijët e vegjël në një masë të thjeshtë të…
Një muze online rifreskon të dhëna mbi atë çfarë ndodhte në Shqipërinë komuniste. Sipas faqes…
Peshqirët janë artikuj të cilët i përdorim çdo ditë, megjithatë pas një kohe humbin butësinë…
Nga Salih Mehmeti Kishte ditë që boja ishte mpiks në pergamenën e galme. Shkrimi…
Një ekip ndërkombëtar, i koordinuar nga Këshilli Kombëtar i Kërkimeve, Instituti i Gjeologjisë Mjedisore dhe…
Macet dihet që janë kafshë shtëpiake të pavarura, por kjo nuk do të thotë…