Katërqind vjet pasi osmanët shkatërruan traditën e prodhimit të verës në rajone të ndryshme të Gjeorgjisë, vendasit po përpiqen ta ringjallin atë. Ky vend besohet të jetë vendlindja e verës, dhe se praktikat e prodhimit të saj datojnë rreth 6000 vjet para Krishtit.
Gjeorgjianët, në epoka të lashta, mendohet se ishin njerëzit e parë që fermentuan rrushin duke e groposur lëngun e tij nën tokë për ta ruajtur, ndaj sot, jo më kot, identiteti gjeorgjian mbetet i pandashëm nga prodhimi i verës. Sipas një legjende të vjetër, thuhet se nëse dëshironi të mposhtni dhe pushtoni Gjeorgjinë, duhet të shkatërroni fillimisht vreshtat e saj, shkruan a2.
Mirëpo, kjo është pikërisht ajo që ndodhi në rajonin jugor të Gjeorgjisë, Samtskhe-Javakheti, në vitet 1500. Për shekuj me radhë, ky rajon kyç i prodhimit të verës ishte shtëpia e gjeorgjianëve të lashtë që jetonin në shpellat e një shkëmbi gjigant vullkanik dhe ndërtonin vreshta poshtë shpateve. Në vitet 1550, osmanët shkatërruan vreshtat e Samtskhe-Javakheti dhe pushtuan e sunduan zonën për më shumë se 300 vjet.
Megjithatë, vitet e fundit, vendasit kanë filluar të rimbjellin vreshtat, me të njëjtat varietete rrushi si të paraardhësve të tyre dikur, duke prodhuar kështu sërish verën unike të këtij rajoni.
Nxënësja nga Mitrovica Orela Behrami, e lindur dhe e rritur në Luksemburg, ka dëshmuar…
Aristotel Petro Midis Bizantit, Osmanëve dhe Origjinës Arbërore - Historia e Ballkanit fsheh të vërteta…
Në dekadat e fundit, është vënë re një rritje e shpejtë e rasteve të…
Si çdo vit, ndryshimi nga ora dimërore në atë verore do të ndodhë të…
ADN-ja SHQIPTARE DHE MISTERI I NJERËZVE TË PARË NË EUROPË (DOKUMENTAR) (Përkthimi në shqip i…
Nga: Prof. Gjon Frani Ivezaj Dukagjini përbën një nga trevat më të lashta dhe më të…