<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Liza Vorfi në shtypin gjerman… viti 1938

Kur më 26 shtator 1946, në teatrin e porsakrijuar të Kosovës, në Prizren u shfaq premiera e komedisë “E dashura”, nga Vessel Borzhak, në rolet kryesore interpretonin mjeshtërisht: Liza Vorfi, Mihal Popi, Hysen Pelinku, Behije Çela, etj.

Liza Vorfi në kopertinën e revistës gjermane “Die Voche”, tetori i vitit 1938.

Aktorja e mirënjohur e skenës dhe ekranit, Liza Vorfi, ka ka qenë shqiptarja e parë që ka dalë në kopertinën e revistës gjermane “Die Voche” në tetor 1938, në kulmin e nazizmit në Gjermani dhe ky ishte një sukses për artisten e re.

Në atë kohë, Liza kishte nisur udhën e saj si këngëtare.

Më herët, në vitin 1933 e regjistrojnë në Institutin femëror “Nana Mretneshë” në Tiranë, ku dhe vazhdoi mësimet deri në vitin 1940. Gjatë viteve në institut, tek Liza spikat edhe prirja për pikturë.

Mësuesja e lëndës e inkurajonte dhe e nxiste të merrej me pikturë. Por, Liza më për zemër pati këngën dhe baletin… Ishte 16-vjeçe, kur ka dalë në këtë foto. Pak javë më vonë, më 28.11.1938, ditën e përurimit të radios, në prag të pushtimit të Shqipërisë nga Italia, këndon për herë të parë në mikrofonin e Radio-Tiranës. (Në sallën e Bashkisë së Tiranës. Pajisjet dhe mikrofonat ishin sjellë nga Italia).

Liza, si një ndër këngëtaret e para, ka kënduar për herë të parë në Radio, këngën “Si dukat i vogël” një këngë e moçme dhe e preferuar kosovare. (Kjo këngë mbeti në kujtesën e artdashësve, si “kënga e Liza Vorfit”)

Aktorja e mirënjohur Liza Vorfi u lind në Gjakovë, më 29 nëntor të vitit 1924, ndërsa u nda nga jeta në Tiranë, më 30 janar 2011. Në vitin 1932 familja e saj shpërngulet në Tiranë. Aktivitetin artistik e ka filluar qysh në vitin 1939, si këngëtare në Radio – Tirana.

Gjatë viteve 1939-1943 vazhdoi studimet në Itali, në konservatorin e Romës e më pas, në Pizaro. Ne vitin 1945 ka ardhur ne teater si aktore. Rolin e pare e interpreton ne pjesen” Gjido”. Gjate karrierës ka realizuar mbi 60 role, si: Elmira te  ”Tartufi”, Dezdemona tek ”Otello”, Dorina te ”Borgjezi fisnik”, Beatriçja tek ”Shërbëtori i dy zotnive”, Dona Luçia te ”Karnavalet e Korçës”, Marta te ”Cuca e maleve”, Mara te ”Përmbytja e madhe” etj. Ka interpretuar me sukses kinema.

postbck postbck

Recent Posts

Kënga e një emri të lavdishëm të historisë, që mbrojti atdheun duke mposhtur Cërnagoren dhe Rusinë

Salih Kabashi KËNGA E NJË EMRI TË LAVDISHËM TË HISTORISË, QË MBROJTI ATDHEUN DUKE MPOSHTUR…

19 hours ago

Kush e ngriti e kush e solli flamurin ndër malësor

Kush e ngriti e kush e solli flamurin ndër malësor. Tri referenca shkencore të pa…

19 hours ago

Gravura e vitit 1886 tregon mullirin e hershëm të Prishtinës

Një gravurë e vitit 1886, nga arkitekti dhe piktori çek Vladislav Titelbach, e publikuar në…

4 days ago

Xhubleta Shqiptare – Thesar i Trashëgimisë Kulturore

Xhubleta është një nga veshjet më të vjetra tradicionale shqiptare dhe një simbol unik i…

4 days ago

Boshnjakizimi i fiseve shqiptare në Sanxhak

Baki Shala Shpërndarja fisnore e shqiptarëve në Sanxhak tregon qartë prejardhjen e tyre nga Malësia…

4 days ago

Droni sa një insekt, Kina sjell zbulimin që sfidon syrin njerëzor

Kina ka prezantuar një zhvillim të ri në fushën e teknologjisë së avancuar, duke sjellë…

4 days ago