<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Çfarë ishin konkurset blegtorale që u zhvilluan në Shqipëri nga 1929 deri në 1936

Konkurset blegtorale janë zhvilluar në Shqipëri për herë të parë në vitin 1929 në Tiranë për të vijuar më pas në Fier, Lushnje, Shkodër e Elbasan. Konkursi i parë blegtoral i zhvilluar në Tiranë ka qenë një konkurs kuajsh. Synimi i tyre ishte njohja e blegtorëve me nevojën dhe mënyrat sesi mund të përmirësonin racën e kafshëve. Në këto konkurse merrnin pjesë qytetarë të ndryshëm të cilët asistonin në demostrimin e specieve më të mira që kishin blegtorët shqiptarë.

Veç kuajve, konkurset blegtorale zhvilloheshin për kuaj, dema e dhen. Në secilin prej këtyre konkurse merrnin pjesë mesatarisht 300-350 kafshë. Konkursi drejtohej nga një komision specialistësh që mbi bazën e kritereve të zooteknikës përzgjidhte specien më të mirë, pronari i së cilës më pas përfitonte një shumë të hollash dhe një çertifikatë.

Këto konkurse do të zgjasnin deri në vitin 1936, kur për arsye financiare do të ndërpriteshin.

Zhvillimi i këtyre konkurseve vlerësohej si një mënyrë e shpejtë për të informuar blegtorët shqiptarë mbi mënyrat e seleksionimit të racave të kafshëve, racat që duhej të importonin etj. po ashtu, këto konkurse shiheshin si mundësi për të krijuar takime të drejtëpërdrejta mes blegtorëve dhe ekspertëve të zooteknisë me qëllim dhënien e udhëzimeve dhe këshillave për përmirësimin e tyre. Në këtë periudhë, kultura blegtorale e vendit ka qenë e ulët dhe në vend mungonin librat apo broshurat e posaçme që mund të ndihmonin në këtë drejtim.

Kreshnik KUÇAJ/SCAN

postbck postbck

Recent Posts

Zbulohen dokumentet sekrete nga eksodi ’91: Në molin e Himarës një peshkarexhë mori disa civilë dhe…

Nga: DASHNOR KALOÇI Plot 35 vite më parë, në mesin e shkurtit të 1991-it, me mijëra…

10 hours ago

Çfarë i ndodh trupit tuaj kur pini ujë të ngrohtë?

  Uji përbën rreth 60 përqind të trupit tonë dhe është thelbësor për rregullimin e…

10 hours ago

Çelësi i trajtimit të kancerit mund të jetë te macet

Studimi i parë i detajuar gjenetik mbi kancerin te macet shtëpiake ka zbuluar ngjashmëri të…

11 hours ago

Kjo bimë forcon imunitetin, lehtëson reumatizmin dhe mbron trurin

    Rozmarina njihet për efektet e saj të forta anti-inflamatore dhe antibakteriale, prandaj përdoret…

15 hours ago

Çfarë janë fibromat e mitrës dhe ja çfarë duhet patur parasysh

  Fibromat e mitrës janë masa beninje (jo kanceroze) që zhvillohen në murin e mitrës…

16 hours ago

Kështu mund ta mbani të hidratuar trupin tuaj gjatë agjërimit

    Për të ruajtur hidratimin, është e rëndësishme që gjatë vakteve të syfyrit dhe…

16 hours ago