“Mos i ndihmoni bakteret të bëhen rezistente. Përdorni antibiotikë vetëm nëse është absolutisht e nevojshme”, është sërish mesazhi kryesor i Ditës Evropiane të Ndërgjegjësimit për Antibiotikët, e cila festohet çdo vit më 18 nëntor nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë.
Sipas Qendrës Evropiane për Kontrollin e Infeksioneve dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë, antibiotikët nuk rekomandohen për shumicën e dhimbjeve të fytit, pasi nuk janë efektivë kundër viruseve që shkaktojnë 8 nga 10 dhimbje të fytit.
Kur merrni antibiotikë, bakteret në trupin tuaj mund të bëhen rezistente ndaj antibiotikut. Këto baktere rezistente ndaj antibiotikëve mund të qëndrojnë në trup deri në 1 vit.
Bakteret rezistente ndaj antibiotikëve janë më të vështira apo edhe të pamundura për t’u trajtuar. Përdorimi jo i duhur i antibiotikëve çon në shkatërrimin e baktereve të dobishme dhe përfundimisht infeksionet bakteriale do të bëhen të patrajtueshme.
“Antibiotikët nuk do të funksionojnë në rast të ftohjes apo gripit. Ata nuk kanë efekt të menjëhershëm për lehtësimin e dhimbjes, kështu që fyti mbetet i lënduar me ose pa antibiotikë.
Përkundrazi, mund të shkaktojnë efekte anësore si diarre dhe të prishin bakteret e dobishme në zorrën tuaj (mikrobiomën) që janë të rëndësishme për shëndetin dhe sistemin tuaj imunitar”, thotë me rastin e Ditës Evropiane të Ndërgjegjësimit për Antibiotikët, S. Skliros, mjek i përgjithshëm./albeu.com
Fishkëllimë, gumëzhimë, fëshfërimë apo zhurmë si zile, të cilat nuk i dëgjon askush…
Migrena është një çrregullim neurologjik që mund të shkaktojë dhimbje të forta koke,…
Ënjtja e këmbëve është një problem i shpeshtë që shumë njerëz e vërejnë…
Ditët bëhen më të shkurtra, ekspozimi në diell zvogëlohet dhe bashkë me vjeshtën…
Albert Vataj Në vitin 2003, në fushat e Norfolkut në Angli, kërkuesit e antikitetit me…
Një fotografi e realizuar në Mitrovicë, në vitin 1943, na kthen në një periudhë të…