Prej ditësh në Spanjë dyqanet që shesin artikuj për kamping janë pothuajse të boshatisur. Jo vetëm sepse furnizimet kineze në Europë përgjithësisht po vonojnë për shkak të problematikave të transportit të mallrave, por për një panik masiv që po përfshin opinionin publik.
Furnela, bombola gazi, elektrikë dore, janë sende që janë zhdukur pothuajse kudo në raftet e vendit mesdhetar, nga frika e një black out gjigant që sipas disa burimeve, përgjithësisht online, rrezikon të godasë Spanjën dhe vende të tjera europiane.
Arsyet e këtij paniku janë disi të çuditshme, dhe nuk kanë të bëjnë drejtpërdrejt me Spanjën. Disa ditë më parë, ushtria austriake ka filluar një fushatë me të cilën paralajmëron popullsinë për rrezikun konkret të një black out, pra të ndërprerjes së zgjatur të energjisë elektrike, duke dhënë këshilla mbi veprimet bazike që duhen kryer.
Vendimi austriak u përhap nga rrjetet sociale, dhe me sa duket në gadishullin iberik ka marrë formën e një frike kolektive.
Gjithsesi, sipas autoriteteve, një mundësi e tillë është thjesht teorike, dhe nuk ka një alarm specifik në këtë drejtim, edhe për shkak të diversifikimit të burimeve të energjisë, por kjo nuk ka ndaluar blerjen e ethshme të ndriçuesve dhe ushqimeve në kuti, pak a shumë siç ndodhi në fillimin e pandemisë, ku u shpërnda lajmi që furnizimet ushqimore mund të bllokoheshin brenda pak javës
Zhvillime të reja shkencore po hedhin dritë mbi përdorimin e helmit të bletës si…
Shumë njerëz e fillojnë ditën me kafe, por ekspertët sugjerojnë që kjo nuk është zgjedhja…
Alkooli shpesh paraqitet si diçka e zakonshme në jetën e përditshme, si pjesë e festave…
Bomba në ambasadën sovjetike ishte justifikimi për të çuar para togës së pushkatimit 22…
ALBERT HITOALIAJ Në verën e vitit 1929, në një Shqipëri të brishtë, ende në proces…
Nga Gjergj Marku Atë fund nëntori të largët të 1912-ës, teksa Ismail Qemali i kërkonte…