Ballkoni dhe Ballkani – Daut Dauti

Daut Dauti

Fjala ‘ballkon’ është në përdorim pothuaj në të gjitha gjuhët evropiane. Kjo fjalë është përhapur nga italishtja (balcone) që dmth ‘skele’. Por, gjuhëtarët kanë konkluduar se në italisht kjo fjalë ka ardhur nga gjermanishtja kurse në këtë gjuhë ka hyrë nga anglishtja e vjetër ‘balca’. Në gjuhën gjermane apo angleze fjala ‘ballkon’ e ka pasur kuptimin e trerëve që dalin jashtë murit të ndërtesës apo të majës së rrafshtë të kodrës. Pra, ballkoni është një vend i lartë në natyrë kurse në ndërtesë i xjerrur jashtë murit (të shtëpisë) ku njerëzit dalin për të pushuar apo shikuar përreth. Fjala ‘Ballkan’ poashtu përdoret në të gjitha gjuhët, por nuk ka të bëjë asgjë me ballkonin edhepse i dallon vetëm një shkronjë. Kjo fjalë ka origjinë nga gjuha osmane dhe udhëpërshkruesit dhe ushtarakët otomanë e kanë përdorur për t’i përshkruar vargmalet që kanë ekzistuar nga jugu i Bullgarisë e deri te Danubi në veri. Sot fjala ‘Ballkan’ është term që i destinohet gadishullit jug-lindor të kontinentit të Evropës. Deri në fund të shek. XIX kur është përmendur kjo fjalë dhe kur është spjeguar domethënia e saj gjeografike, Shqipëria dhe Mali i Zi nuk kanë bërë pjesë. Por, sot vende ballkanike konsiderohën të gjitha shtetet e ish Jugosllavisë (me përjashtim të Sllovenisë), Rumania, Bullgaria, Shqipëria dhe Greqia. Megjithatë, në kuptimin funksional të fjalës, Ballkani dhe Ballkoni kanë një gjë të përbashkët. Që të dyja janë vende pushimi. Ballkani gjithmonë ka qenë paradhomë e Lindjes dhe e Perëndimit. Në këtë aspekt Ballkani ka qenë Ballkon i ushtrive të perëndimit kur lëviznin për të depërtuar në Lindje dhe anasjelltas. Pra, Ballkani ka qenë ‘dhomë pushimi’ për Lindjen dhe Perëndimin. Ka qenë sikur ato dhomat shtesë që iu ngjiten shtëpisë për ndonjë shfrytëzim, por nuk konsiderohen pjesë e planit origjinal të shtëpisë. Ballka(o)n hesapi. /InforCulture.info

postbck postbck

Recent Posts

”Scientific Reports”: Macet janë më të afta në lidhjen e fjalëve sesa foshnjat

Macet performojnë më mirë se sa fëmijët e vegjël në një masë të thjeshtë të…

13 hours ago

Jeta në komunizmin shqiptar

Një muze online rifreskon të dhëna mbi atë çfarë ndodhte në Shqipërinë komuniste. Sipas faqes…

14 hours ago

Riktheni butësinë e peshqirëve me këto produkte shtëpiake

Peshqirët janë artikuj të cilët i përdorim çdo ditë, megjithatë pas një kohe humbin butësinë…

15 hours ago

Çfarë shkruante një lundërtar grek i shek. 2 para Krishtit, për Ilirinë?

Nga Salih Mehmeti Kishte ditë që boja ishte mpiks në pergamenën e galme.   Shkrimi…

16 hours ago

Vlora, vendi i parë Neandertalian në Shqipëri! Arkeologët zbulojnë vegla guri që datojnë…

Një ekip ndërkombëtar, i koordinuar nga Këshilli Kombëtar i Kërkimeve, Instituti i Gjeologjisë Mjedisore dhe…

16 hours ago

Përse macet ju presin tek dera kur shkoni në shtëpi? Këto janë arsyet

  Macet dihet që janë kafshë shtëpiake të pavarura, por kjo nuk do të thotë…

2 days ago