“Thesari i çmuar në Sllovaki, kupat e arta mbajnë mbishkrimin Albania”

“Arkeologët janë habitur me një zbulim arkeologjik të pazakontë në Sllovaki. Mediat e huaja, bëjnë me dije se një banor i zonës në fshatin Hubinë, teksa ishte duke mbledhur kërpudha, gjeti nën tokë disa kupa të veçanta, me përmbajtje të lartë bakri. Ndërkohë arkeologët kanë thënë se kupat janë të lara me flori të kuq.

Gjetjet iu dorëzuan Zyrës Rajonale të Monumenteve të Trnavës, ndërsa specialistët kërkuan me detektorë metalikë te i njëjti vend, por nuk gjetën sende të tjera. Sipërfaqja e të dy kupave është e mbushur dendur me unaza të vogla të farkëtuara, duke krijuar një efekt vezullues.

Ajo që e bën të veçantë, por edhe të mistershme këtë gjetje, është origjina e tyre. Arkeologët thonë se nga inspektimi i imtësishëm, në brendësi të njërës prek kupave është shquar mbishkrimi “Albania”, inicialet dhe një numër.

Sipas tyre, këto enë janë përdorur në liturgjinë kishtare, ndërsa origjina e tyre ballkanike konfirmohet edhe nga punimi karakteristik dhe motivet në këto kupa. Por si kanë përfunduar këto enë kishtare nga Shqipëria në pyllin e fshatit Hubina, në Sllovakinë e largët? Ka gjasa se këto enë, si dhe shumë thesare të tjera të çmuara, të kenë rënë në duart e gabuara, të trafikantëve.

Arkeologët sllovakë besojnë se do të arrijnë të zbulojnë edhe më tepër rreth origjinës së objekteve, ndërsa në të njëjtën kohë i bëjnë thirrje banorëve të zonës, që nëse kanë gjetur objekte të ngjashme, t’i dorëzojnë”.

postbck postbck

Recent Posts

Sa është temperatura në Hënë?

  Temperatura në Hënë përjeton luhatje ekstreme për shkak të mungesës së atmosferës, cikleve të…

17 hours ago

A e keni ditur? Arra parandalon këto sëmundje

  Arra ka edhe veti shëruese të sëmundjeve. Shumë studime kanë studiuar dobitë shëndetësore të…

17 hours ago

A e dini si shfaqen sëmundjet më të këqija?

  Çdo sëmundje është e lidhur me emocionin e caktuar të cilin e kultivojmë brenda…

18 hours ago

Hartë e rrallë e Arbërisë e vitit 1596 (FOTO)

  Nuk ka dokument apo vepër historike,gjeografike, etnografike etj, që përpos përshkrimit mbi lashtësinë e…

18 hours ago

Hulumtimi i ri, shkencëtarët së shpejti mund të largojnë kancerin nga trupi juaj me energji elektrike me fuqi të ulët

  Hulumtimi i ri nga Instituti i Kërkimeve Biomjekësore Fralin i Virginia Tech tregon se…

18 hours ago