Banja e Pejës që nga koha e Neolitit dhe më herët

Nëse thuhet se është gjetur diçka nga koha e Neolitit atëherë pa tjetër që nëntoka e rrethit të Pejës mundet dhe me siguri që ka të fshehura gjëra edhe më të hershme. . Të shpjegojmë “ Koha e Gurit “ ndahet në Paleo- Mezo-dhe Neoliti . Koha e fundit gurit ( Neoliti ) lidhet me ndërtime megalite ,me përhapjen e bujqësisë dhe përdorimin e gurit të lëmuar.
Zbulimet e reja arkeologjike tregojnë se jugu i Europës ( Ballkani , Iliriku ) është i pari . ( 7-million-year-old teeth add new layer to human origin story , http://mashable.com/2017/05/23/pre-human-fossils-europe-human-origins ).

Sot flasim për gjetjet afër Banjës së Pejës sipas Dr. Aleksandar Palavestra (The Institute for Balkan Studies Serbian Academy of Sciences and Arts Belgrade The Iron Age princely tomb Pećka Banja in Metohija )

Sipas Dr. Palavestres :” The territory of Kosovo and Metohija… was from the earliest prehistoric times the part of the dominant cultural trends of Europe and the Balkans. For thousands of years this area has saw the development of rich Neolithic agricultural civilizations, such as Starčevo and Vinča cultures. It was also where hill forts and villages of Eneolithic cattle breeders and early metallurgists were built, and where rich trade links were developed with Greek – Mycenaean towns , as well as broader “

Pra ,Kosova dhe Rrafshi i Dukagjinit ishte pjesë e kohërave parahistorike dhe pjesë dominuese e trendëve kulturore të Europës dhe Ballkanit. Me mijëra vjet më herët ,kjo anë e pa zhvillimin e pasur të civilizimit bujqësor Neolitik , si Starçeve dhe Vinça. E dini që ne Eneolitik këtu lindi edhe metalurgjia ( furrat neolitike të shkrirjes se metalit në Pejë dhe Gjakovë ) dhe bëhej edhe tregtia me qytetet Mikene .

Në studimet e Akademisë Serbe , në rrethin e Pejës janë gjetur “ Varret e Mbretërve “ të kohës së Neolitit . Varrezat e “Princërve të Ballkanit” janë gjetur në të gjitha anët e Iliriku, po ashtu edhe në Banjën e Pejës.
Për ne është dokument me vlerë kjo thënje e shkruar nga vet serbët :” The archeological findings from Pećka Banja, among the numerous other cultural monuments, show that this area has been the part of Europe for thousands of years. https://www.rastko.rs/kosovo/istorija/sanu/IronAge.html “
Banja e Pejës ishte pjesë e zhvillimit mijëra vjeçar parahistorik të Europës.

E shikoni hartën e gjetjeve të “ Varreve mbretërore “ të kohës së Neolitit, ku unë e nën vijëzova vetëm Novi Pazarin, Banjën e Pejës, Romajen dhe Trebenishtin.
Të gjitha piket e shënuara në këtë hartë të Ish-Jugosllavisë ishin….. Pellazgo -Ilire .

Sikur të shkruaja më shumë , shkrimi do i kalonte suazat e publicistikës historiografike ,për të cilën jam shumë i përkushtuar tash e dhjetë vjet.

“Të jesh krenar me origjinën, gjuhën dhe kulturën nga vjen nuk është as nacionalizëm, as etnocentrizëm, por parimisht është identiteti bazë pa të cilin nuk përvetëson as kulturat tjera e as botën. Edhe kosmopoliti më i madh vdes nga depresionet nëse e urren këtë prehër nga doli. Çështja është se shumica nuk janë edukuar sa duhet, nuk kanë kapacitet të kuptojnë që në kulturën e tyre mos shohin fabrikën për shumimin e mllefit dhe urrejtjes ndaj tjerëve apo vetes porse atë e kanë stadin nga janë nisur për t’i kapur vlerat universale – ato që i bashkon me kulturat tjera dhe ndërmjet veti – me njerëzit e së njëjtës histori, gjuhë, traditë e kulturë. ( nga Mateo Hafesllari , Korrçë )

Një herën tjetër ; më shumë për “ Varret Mbretërore të Iliriku “

Fahri Xharra

postbck postbck

Recent Posts

Sekreti me ujin që do t’ju bëjë të kuptoni nëse vuani nga diabeti

  Diabeti është një nga sëmundjet në rritje në botë dhe megjithëse ka mënyra për ta mbajtur…

1 day ago

Çfarë u morri jetën tre milionë fëmijëve në vitin 2022?

  Më shumë se tre milionë fëmijë në mbarë botën ndërruan jetë nga infeksionet rezistente…

1 day ago

Shkenca, drejt një alternative natyrale ndaj Ozempic-ut

  Ozempic është bërë sinonim i humbjes së shpejtë të peshës dhe rregullimit të sheqerit…

1 day ago

Media spanjolle “El Periódico”: Shqipëria, “parajsa” që bashkon vendet e trashëgimisë botërore me plazhet mahnitëse

  Kur planifikojmë një udhëtim në Evropë, shpesh priremi të zgjedhim vende si, Parisi, Londra,…

1 day ago

Si të qetëson dhimbjen e veshit në kushte shtëpie

  Nëse jeni duke u ballafaquar me dhimbje të veshit nuk jeni të vetmit. Dhimbja…

2 days ago

Kjo familje myslimane ruan çelësat e varrit të Jezu Krishtit

  Një familje myslimane palestineze mban çelësat e një prej monumenteve më të rëndësishme të…

2 days ago