Shkencëtarët lëshuan një raketë nga New Mexico 75 vjet më parë në hapësirë, në krye të një aparati fotografik, i cili bëri fotografinë e parë të Tokës.
Në fakt ishte një raketë naziste V-2, një raketë balistike që u ngrit më 24 tetor 1946 dhe arriti një lartësi prej 104 km, pak mbi kufirin e fillimit të hapësirës.
Kamera e montuar në krye bënte foto çdo sekondë e gjysmë dhe më pas së bashku me raketën binin në tokë me një shpejtësi prej 547 km/h. Megjithatë njerëzimi mori fotografinë e parë të Tokës të marrë nga hapësira.
“Ishte një arritje e mahnitshme për vitin 1946, një lajm i madh”, tha Michael Neufold i Departamentit të Historisë së Hapësirës në Muzeun Kombëtar të Ajrit dhe Hapësirës.
Kamera u vendos në një kasetë të posaçme çeliku përpara nisjes për të mbetur e paprekur pavarësisht rënies nga një lartësi e madhe. Kamera vërtet “mbijetoi” edhe pse mbeti pa asnjë objektiv.
Kur panë foton, shkencëtarët ishin jashtëzakonisht të emocionuar dhe euforia ishte edhe më e madhe për faktin se ushtria amerikane nuk kishte as parashuta të pajtueshme me raketat e prodhimit gjerman, kështu që nuk kishte asnjë garanci që misioni i kamerës do të ishte e suksesshme. Për fat të mirë për shkencëtarët, ata morën atë që dëshironin.
Zana Islami/ Trungu&InforCulture.info Vetevrasja është një temë tepër e ndjeshme dhe komplekse që prek…
BEQIR AJET SHEHU*/ Beteja e Lumës meriton vëmendjen e duhur nga historiografia jonë kombëtare, pasi ajo…
HALIL RAMA/ Vlerësimi i heronjve dhe dëshmorëve të atdheut, përveçse akt juridik dhe politik, është detyrimi…
Zotërit shqiptarë të shekullit të katërmbëdhjetë do të bëheshin antagonistët kryesorë në poemat epike serbe,…
Në Mars të vitit 1941, Musolini, la frontin e luftës italo-greke dhe nisi vizitën drejt…
Nis punën projekti Beyond Epica në Antarktidë. Është pasues i misionit të parë Epica dhe…