Zbulohet një sekret biblik në një letër 500 vjeçare që lidhet direkt me Krishtin

Historianët kanë thënë se ky dokument i rrallë 500 vjeçar i një lutësi është zbuluar në një lagje në Norfolk, ka fragmente të kryqit, mbi të cilën u kryqëzua Krishti dhe jep njohuri të më shumta për sekretet e krishtera

Ekspertët besojnë që dokumenti super i rrallë, që është një artefakt i rrallë me metra i gjatë tregon devotshmërinë katolike në Angli gjatë shekullit XVI para se Mbreti Henry VIII të ndahet me Romën dhe reformat e krishtera protestante të vazhdojnë në Angli. Letra e lutjes është 13 centimetra e gjërë dhe është bërë nga dy cepa letra të qepura së bashku. Mendohet se është njëra nga dhjeta të tilla që ekzistojnë edhe sot. Ekspertët besojnë se kjo ka ndodhur për shkak se atyre i mungojnë mbulesat dhe janë krijuar kështu për t’i ruajtur.

Historianët mendojnë se zbulimi tregon për të fshehtat e reja të pelegrinazheve të krishterë dhe kultin e Kryqit para mbylljes së manastireve nga Henry VIII në mes të viteve 1536 dhe 1541.

Ekspertët kanë kryer ekzaminimet në tërë këtë dokument rrotullues duke u marrë me ilustririmet dhe tekstin.

Ata kanë publikuar gjetjet e tyre në revistën “British Archaeological Association”.

Autorja e studimit, Gail Turner, një historiane e artit, e cila punon në Tate Britain, Arts Council dhe si konsultonte për Christie dhe Courtauld tha: Në Përgjithësi, studimi demonstron devotshmërinë për fenë krishterë të Anglisë mesjetare.

“Ajo jep një pasqyrë të ritualëve të devotshme të tyre që lidhet me një kryq të madh në Bromholm Priory në Norfolk dhe zbulon lidhjen direkte të këtij artefakti të shekullit 16 dhe është një relikt i famshëm që dikur lidhjet me mrekullitë tek të krishterët”.

Turner thotë që kryqi, i njohur si rrethi i Bromholm apo “Rood of Bromholm’, mendohet të këtë pasur një fragment të kryqit mbi të cilin Jezusi ishte kryqëzuar, transmeton GazetaExpress.  

Turner mendon që relikti e transformoi Prioryn në një hartë të famshme pelegrinazhi, e cila paraqitet edhe në veprën e Geoffrey Chaucerit, ‘The Vision of Piers Plowman”.

Fotot e “Roodit të zi”, me skica ari, mund të shihen disa herë në Bromholm dhe kjo është një referencë direkt të “kryqit të Bormholme”.

Zonja Tuner beson se një pelegrin i “njohur” mund të jetë pronar i lutjes Bromholm.

“Dokumenti pasqyron një kohë kur laikët, apo jo klerikët, besonin më të vërtetë si të armiqtë e dukshëm dhe ata të padukshëm”, tha ajo.

“Për pronarët e tyre, fletët e lutjeve…çmoheshin edhe si inspirime personale për lutje, edhe pse gjatë reformimit dhe më pas ato nënvlerësoheshin apo hidheshin poshtë”.

“Mbijetesa e një dokumenti të tillë të mrekullueshëm për 500 vite është e jashtëzakonshme”.

Zonja Turner, po ashtu tha se ngjitja e pjesëve të lëkurës së kafshëve në fund dhe fillim të rripit për ta bërë atë “rrotullues” ishte një tjetër metodë standarde e prezantimit të tekstit, ku besimtarët vazhdimisht puthnin ose preknin imazhin e Jezusit në kryq si një përpjekje “të përjetojnë vuajtjet e Krishtit më drejtpërdrejt dhe më fuqishëm”.

Sipas Zonjës Turner, shenjat e “gërryerjes” mund të shihen në dokumentin e Bromholm ku pronari kishte njohur për të tilla “akte devotshmërie dhe kishte edhe dokumente të tjera të lutjes”.

Por, historiania ende nuk është në gjendje ta dije moshën e dokumentit edhe pse një referencë thotë se ai i takon “Johnit të Chalcedonit” apo John Underwood, lideri i parafundit të Bromholmit.

Zonja Turner thotë që Underwood u bë ndihmës peshkop i Norfolkut më 1505 por pastaj e humbi pozitën e tij më 1535, gjë që bënë të besueshme që dokumenti i takon këtyre viteve.

Sipas një studimi, lidhje edhe më të thella ka në këtë dokument, pasi që me anë të imazheve mund të shpjegohen pesë plagët që Jezus Krishti i mori gjatë kryqëzimit të tij.

Simbolet prezantojnë pesë plagët që mund të shihen edhe në varrin e Underwood në Norwich, pavarësisht se nuk janë një tipar i zakonshëm i kishave të Norfolkut.

Prioritet tani është që të studiohen edhe fushat afër fshatit Bacton në Norfolk.

“Rood of Bromholm” aktualisht është në Londër, sipas një letre të shkruar më 1537 për Thomas Cromwell nga Sir Richard Southwel, një oborrtar nga Norfolk.

“Pas kësaj, shtegu duket se është i ftohtë. Supozohet se ajo është shkatërruar në Londër me shumë artefakte tjera, edhe pse fati i saj ende mbetet i paqartë”. 

postbck postbck

Recent Posts

Çfarë Ndodh me Trupin Nëse Përdorni Njëkohësisht Aspirinë dhe Ibuprofen

  Përzierja e disa ilaçeve të caktuara kundër dhimbjes nuk rekomandohet as nga mjekët dhe…

4 minutes ago

Efekti Mandela: Pse disa njerëz kujtojnë ngjarje që nuk kanë ndodhur kurrë?

A keni kujtuar ndonjëherë diçka me siguri të plotë, për ta zbuluar më vonë se…

8 hours ago

Heroizmat e Grave Shqiptare në Luftën për Pavarësi

  Gratë shqiptare kanë luajtur një rol vendimtar në historinë e kombit tonë, duke u…

10 hours ago

Pse Çabej e “fshiu” himnin e tij?

Himni i flamurit që shkroi Çabej, në konkursin e vitit 1937: Atje lidhet besa e…

22 hours ago

Shqiptarë të famshëm që vunë themelet

Është e dëshmuar se për 500 vite, shqiptarët kanë qenë pjesë integrale dhe e pandarë…

23 hours ago

Teuta, sundimtarja që për hajni e humbi një mbretëri

Mbretëresha Teuta e Ilirisë dhe ushtria e saj pirate, sunduan Detin Adriatik në lashtësi dhe…

24 hours ago