<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Toka ka filluar të rrotullohet më shpejt – A duhet të shqetësohemi?

Për momentin, a duhet të shqetësohemi?

Ne e përkufizojmë një ditë si 86,400 sekonda, ose 24 orë, kjo është koha që i duhet Tokës që të rrotullohet rreth vetes. Sidoqoftë, Toka nuk rrotullohet në mënyrë të njëtrajtshme.

Zakonisht, Toka rrotullohet më ngadalë se aq, në mënyrë që gjatësia e ditës të rritet mesatarisht me rreth 1.8 milisekonda në shekull.  Kjo do të thotë se 600 milionë vjet më parë, 1 ditë zgjaste vetëm 21 orë.

Ndryshimi në gjatësinë e ditës ndodh për shkak të disa faktorëve, duke përfshirë efektet baticore të Hënës dhe Diellit, bashkimin e bërthamës dhe mantelit brenda Tokës dhe shpërndarjen e përgjithshme të masës në planet. Aktiviteti sizmik, akullnajat, moti, oqeanet dhe fusha magnetike e Tokës mund të ndikojnë gjithashtu në gjatësinë e ditës.

Në vitin 2020 shkencëtarët bënë një zbulim befasues. Ata zbuluan se, në vend që të ngadalësohej, Toka ka filluar të rrotullohet më shpejt. Tani po rrotullohet më shpejt se në çdo kohë në 50 vitet e fundit. Në fakt, 28 ditët më të shkurtra të regjistruara kanë ndodhur të gjitha gjatë vitit 2020.

Deri më tani, shkencëtarët nuk janë plotësisht të sigurt se çfarë po e shkakton këtë rritje të shkallës së rrotullimit të Tokës, por disa kanë sugjeruar se mund të jetë për shkak të shkrirjes së akullnajave gjatë shekullit të 20-të, ose akumulimit të sasive të mëdha të ujit në rezervuarët e hemisferës veriore.

Megjithatë, ekspertët parashikojnë se kjo shpejtësi është një efekt i përkohshëm dhe Toka do të fillojë të ngadalësohet përsëri në të ardhmen.

Por, për momentin, a duhet të shqetësohemi? Megjithëse nuk do të ketë asnjë efekt në jetën tonë të përditshme, mund të ketë implikime serioze për teknologjinë si satelitët GPS, telefonat inteligjentë, kompjuterët dhe rrjetet e komunikimit, të cilat mbështeten në sisteme jashtëzakonisht të sakta kohore.

Por probleme të tilla në fund të fundit janë të kapërcyeshme. Pra, jo, nuk duhet të shqetësohemi.

postbck postbck

Recent Posts

Një dëshmi e rrallë historike: Shqipëria në faqet e shtypit austriak më 1912, në momentin e lindjes së saj si shtet

Në një moment kyç të historisë së Evropës Juglindore, gazeta austriake Salzburger Volksblatt, në numrin…

10 hours ago

Dimitrios Plapoutas: Mes Rrënjëve arbërore dhe kompleksitetit të identiteteve në Ballkanin para-nacionalist

Figura e Dhimitër Plaputa – Dimitrios Plapoutas (1786–1864) nuk përfaqëson thjesht një gjeneral të shquar…

10 hours ago

Krijesa me tre zemra dhe gjak blu: misteri i oktapodit

Në thellësitë e oqeaneve jeton një krijesë që duket sikur i përket një bote tjetër.…

10 hours ago

A e dini se deri në vitin 1930, iftari dhe syfyri njoftoheshin përmes rënies së topave?

Nga: Gazmend Arifi A e dini se deri në vitin 1930, iftari dhe syfyri njoftoheshin…

1 day ago

87 vjet më parë…Telegrami i Mehdi Frashërit për Benito Musolinin: Më mirë vdekjen se sa çnderimin…

87 vjet më parë...Telegrami i Mehdi Frashërit për Benito Musolinin: Më mirë vdekjen se sa…

1 day ago

Trenat panoramikë më të bukur të Europës

Glacier Express njihet si “treni ekspres më i ngadalshëm në botë” Të udhëtosh me tren…

1 day ago