<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Arti në shërbim të diktaturës komuniste: Qazim Mulleti (1893 – 1956)

Daut Dauti

Është i vogël numri i atyre që nuk e kanë parë komedinë “Prefekti” e që nuk kanë qeshur deri në pafundësi. “Prefekti” është Qazim Mulleti. Njeriu laik do të mendonte se fjala është për një personazh të sajuar siç ndodhte në skenat e artit komunist që prapa i qëndronte pan-sllavizmi. Por, Qazim Mulleti është personazh i vërtetë. Ai në këtë komedi është turkoshak, i trashë në trup e mendje, grykës, ryshfetxhi, frikacak e çka jo tjetër në pentagramin e negativitetit. Pasi që ai është edhe i prapambetur, gjuha e tij përmbanë fjalë që janë më shumë orientale (turqisht e arabisht) se sa shqip. Me pak fjalë, prefekti i Tiranës, pra Qazim Mulleti, është komplet idiot.
Por, Qazim Mulleti i vërtetë është tërësisht tjetër personalitet nga ai që paraqitet në këtë komedi. Ai ka qenë i arsimuar në shkollat më të mira të kohës, siç ishte gjimnazi Zosimea në Janinë dhe kolegji perandorak “Gallata Saraj” në Stamboll. Pas këtij shkollimi Qazim Mulleti ishte formësuar në intelektual sipëror dhe poliglot që fliste e shkruante shqip, turqisht, osmanisht, arabisht, gjermanisht, frëngjisht, italisht, latinisht, serbo-kroatisht dhe greqisht.
Qazim Mulleti ka qenë ndër patriotët e flaktë të kohës dhe si student, në vitin 1912, mori pjesë në ngritjen e flamurit në Vlorë dhe Tiranë. Mulletët kanë qenë familje e vjetër tiranase dhe të pasur. Kanë qenë të pasur edhe në aspektin kulturor sa që kati i parë shtëpisë së Qazimit ka qenë muze ku ai mbante një koleksion të madh të artifakteve me vlerë historike. Hobi i tij ka qenë patinazhi.
Në vitin 1914 Qazim Mulleti emërohet njëri nga katër adjutantët e Princ Vidit dhe largohet me të nga Shqipëria për në Vjenë ku qëndroi deri më 1920. Gjatë kësaj kohe në Vjenë Qazim Mulleti kreu studimet e specializimit në fushëm e diplomacisë ushtarake të luftës. Pastaj u kthye në Shqipëri për të marrë pjesë në Kongresin e Lushnjës ku mori funksion. Ai ishte ndër të parët që argumentoi se Tirana duhet të ishte kryeqytet i Shqipërisë dhe në këtë kohë Mulletët e lëshuan shtëpinë e tyre për seli të ministrisë së bujqësisë. Funksionet, meritat dhe patriotizmi i Qazim Mulletit janë të shumta dhe vazhdojnë deri më 1944 kur ai u detyrua të largohet në Itali. Familja e tij që mbeti në Shqipëri, vuajti 45 vite në internim.
Intelektualët dhe patriotët e këtillë, sidomos ata që ishin shkolluar në Perëndim, do të eliminoheshin dhe do të vinte koha e atyre që do të studjonin në Moskë dhe në vende tjera të kampit socialist.
E tash, si bëhet humor me një njeri që posedon tërë këtë bagazh intelektual e patriotik? “Bëhet, bëhet” – do të thoshte komunisti pan – sllav shqiptar. A ka të drejtë arti ta shtrembëroj kaq shumë realitetin? Nëpërmjet komedisë “Prefekti” shihet se si arti i diktaturës komuniste i denigronte personalitetet e spikatura shqiptare, nëse ata i shpëtonin vdekjes me largim nga vendi. Figura e intelektualit dhe patriotit do të shërbente për krijimin e stereotipit humoristik, përqeshës, përbuzës dhe anti-kombëtar. Për të qeshur me të kaluarën sepse e tashmja që po krijonte komunizmi ishte e përsosur. Këtë “përsosshmëri” e krijonin halabakët që mbetën pa konkurrencë.
Historia shqiptare vazhdon t’i injoroj këto personalitete dhe sot në faqet e saja mezi gjeni diçka për Qazim Mulletin. Por, komedia “Prefekti” vazhdon të shfaqet në televizionet shqiptare dhe gati çdo javë mund ta shihni së paku një herë. Figura e Qazim Mulletit nuk është e vetmja e denigruar në këtë mënyrë. Për fat të keq ka edhe ngjarje tjera që interpretohen me këtë lloj denigrimi ose së paku paraqiten me interpretime të shtrembëruara.

postbck postbck

Recent Posts

Pse shfaqet dhimbja e kokës në anën e djathtë?

  Çështje të ndryshme në tru mund të shkaktojnë dhimbje të njëanshme në kokën e…

17 hours ago

Gjermania prezanton “insektet bionike” për përdorim ushtarak, çfarë janë në gjendje të bëjnë ato

    Në Gjermani janë shfaqur së fundmi disa prototipe të quajtura “insekte bio-elektronike”, të…

18 hours ago

Pranvera po “troket”, si të mbroheni nga poleni dhe alergjitë sezonale

  Me rritjen e temperaturave, poleni fillon të shkaktojë probleme për ata që vuajnë nga…

18 hours ago

Njihuni me ushqimet që ju mbrojnë sytë

  Me siguri keni dëgjuar se karotat dhe frutat e perimet e tjera me ngjyrën…

18 hours ago

Leukoplasti inteligjent zbulon alergjitë para se të shfaqen simptomat

  Një pajisje që vendoset në lëkurë mund të paralajmërojë personat me alergji ushqimore para…

18 hours ago

Si po ndikon lufta në shëndetin mendor të të rinjve

  Lufta nuk lë gjurmë vetëm në ndërtesa dhe kufij. Ajo lë gjurmë të padukshme…

19 hours ago