Zbuloni si ndikon presioni i gjakut në shëndetin e trurit dhe humbjen e kujtesës

Humbja e kujtesës është një gjendje që trupi mund ta zhvillojë për shkak të shumë sëmundjeve. Duke filluar që nga skleroza, alzheimeri e deri tek dementia që po përhapet me shpejtësi vitet e fundit. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, sot në botë ka rreth 50 milion persona që vuajnë nga kjo sëmundje.

Teksa shumë studime kanë treguar se është më e përhapur tek gratë, kjo sëmundje mund të jetë e lidhur ngushtë dhe me disa procese të tjera të trupit. Në këtë artikull ju tregojmë se si ndikon presioni i gjakut në zhvillimin e dementias apo “sëmundjes së harresës” ndër vite.

Lidhja mes dy sëmundjeve
Presioni i gjakut dhe ndryshimi i tij përgjatë viteve mund të sjellë një sërë pasojash. Kështu ndodh edhe me zhvillimin ose jo të sëmundjes së dementias. Ekspertët thonë se ka një lidhje domethënëse mes hipertensionit apo presionit të lartë të gjakut dhe shfaqjes në dementias. Më të rrezikuarit sipas mjekëve janë ata që vuajnë nga hipertensioni në moshën e mesme. Pra plakja e trurit apo humbja e kujtesës nga dementia e ka zanafillën e saj që nga problemet me presionin e lartë të gjakut.


Shumë funksione të trupit ndryshojnë përgjatë viteve dhe po kështu edhe presioni i lartë i gjakut. Sipas mjekëve presioni i gjakut ndryshon disa herë gjatë jetës dhe veçanërisht gjatë moshës së mesme dhe të moshuar. Për të gjithë personat që kanë përjetuar gjatë këtyre dy periudhave të paktën një herë hipertensionin, prekja nga dementia është më konkrete. Gjithsesi më të rrezikuarit janë personat që vuajnë nga hipertensioni pas të 50-tave.

Ndërsa rreziku ulet për personat që vuajnë nga hipertensioni në moshën e tretë Në zhvillimin e sëmundjes dhe hipertensionit përveç moshës dhe gjinisë ndikon edhe stili i jetesës. Ndër armiqtë më të mëdhenj të trurit janë alkooli, duhani, mungesa e gjumit apo kequshqyerja.

postbck postbck

Recent Posts

Veprat e artit, BE e SHBA destinacionet e trafikut, Arkeologët: Trafiku i tyre është bërë më i sofistikuar

Statujat, artefaktet, monedhat e lashta janë kryesisht objektet që vijojnë të trafikohen në Shqipëri. Destinacionet…

3 hours ago

A është konvertimi i shqiptarëve në myslimanë shkaku kryesor i largimit të tyre nga sllavët?

Pjesë nga libri me shumë autorë, The Case for Kosova – Passage to Independence  Përktheu: Daut…

3 hours ago

Si iu vendos gjoba konsullit rus në Mitrovicë, nga një bandë shqiptare?

Nga: Hasan Bello Një nga sfidat kryesore me të cilat përballeshin autoritetet osmane në vilajetet…

3 hours ago

Zëri zbulon kancerin/ Aplikacioni me inteligjencë artificiale, tregon tumorin në mushkëri

  Shkencëtarët në Turqi kanë zhvilluar një aplikacion të mbështetur nga inteligjenca artificiale për të…

5 hours ago

Ethet në buzë, alarmi që jep organizmi

  Disa njerëz e quajnë ftohje e pezmatuar disa të tjerë i referohen si ethe.…

7 hours ago

Gjethet e lakrës si kurë kundër dhimbjeve të kokës, si t’i përdorni

  Dhimbjet e kokës dhe migrenës janë tepër të forta sa e drobisin njeriun në…

7 hours ago