Ke ëndërruar ndonjëherë sikur bie nga një lartësi apo pengohesh nga diçka? Të ndodh shpesh të shohësh në ëndërr sikur bie? Në fakt, është një ëndërr mjaft e zakonshme, sidomos për njerëzit që vuajnë nga depresioni. Konsiderohet si një prej ëndrrave më tipike që shohin njerëzit në periudha të ndryshme të jetës. Është një flamur i kuq që po të paralajmëron nënndërgjegjja se diçka në jetë nuk është në drejtimin e duhur.
Sipas Huffington Post, një ëndërr sikur bie, zakonisht do të thotë se ke humbur kontrollin dhe ekuilibrin në një moment të jetës.
Mund të jetë puna, një marrëdhënie, shkolla apo situata financiare ku ndoshta ke humbur kontrollin. Kjo gjendje e krijuar mund të të shfaqet edhe në gjumë duke të provokuar mendime të tilla. Mund të jetë një aspekt i jetës që të mërzit më shumë dhe ka nevojë për më shumë vëmendje.
Nëse ëndrra të tilla, pra duke rënë, përsëriten, gjëja më e mirë që duhet të bësh është të adresosh ku e ke problemin. Sa më shpejt të fitosh një argument më shumë, aq më shpejt do të largohen të tilla vegime. Dhe mos harro, nuk je vetëm! Ëndrra me rënie nga lartësitë janë një dukuri e zakonshme.
Viti 1816 ka hyrë në histori si “Viti pa Verë”, një nga anomalitë klimatike…
Magnezi është një nga mineralet më të rëndësishme për funksionimin e duhur të…
] Mollët dhe dardhat janë fruta të pasura me vlera ushqyese dhe mund të jenë…
Historia shqiptare nuk është vetëm histori kryengritjesh, heronjsh dhe luftërash për liri. Ajo është edhe…
Mjekët paralajmërojnë se simptomat e para shpesh nuk janë dhimbjet e kokës, por…
Zgjimi gjatë natës është diçka që u ndodh shumë njerëzve, por kur përsëritet…