Opera me 5 akte “Scanderbeg”. Është një operë romantike e shkruar nga kompozitorët francezë François Francoeur dhe François Rebel për sezonin e vjeshtës së Operës së Parisit në vitin 1735.
Ndryshe nga veprat e tjera që përpiqen ta tregojnë në mënyrë sa më heroike përplasjen mes Perandorisë Osmane dhe shqiptarëve, libretistët Antoine Houdar de la Motte dhe Jean Louis Ignace de la Serre e kanë dhënë përmes një historie dashurie të heroit shqiptar dhe Serviljes, princeshës së Serbisë, të cilën e lakmon edhe vetë Sulltan Murati. Një dashuri e vështirë, por që ka një fund të lumtur.
Sipas Alma Mile, premiera e operës ishte me datë 27 tetor 1735. Sipas Van Christo, premiera e operës ishte me datë 22 tetor 1763 në prezencën e mbretit Louis XV and Mbretëreshës Marie Charlotte Leszczynska e Francës në Fontainebleau. Ka mundësi që premiera e vitit 1763 të jetë një përpunim i versionit të parë të luajtur në vitin 1735.
Opera u dha për herë të parë në Shqipëri me datë 31 gusht 2006. Opera ishte një bashkëpunim i Akademisë së Arteve me Departamentin e Muzikës Antike në Konservatorin e Leçes, që ofroi edhe partiturat, me mbështetjen e Qendrës së Muzikës Baroke në Versajë dhe Konservatorin Kombëtar të Tuluzës. Në rolet kryesore interpretojnë tenori Jean François Lombard, në rolin e Skënderbeut, sopranoja Anna Aurigi në rolin e sulltanes Roksanë, sopranoja Azusa Saito në rolin e Serviljes, ndërsa perandori turk interpretohet nga baritoni Antonio Guirao Valverde. Një rol të rëndësishëm në vepër luan edhe kori i Akademisë së Arteve nën drejtimin e mjeshtres Suzana Turku, por edhe orkestra e Konservatorit të Leçes në bashkëpunim me atë të Akademisë, nën drejtimin e dirigjentit Jerome Correas. Balerinët janë studentë të Akademisë së Arteve, koreografia mban firmën e Assunta Fanulit dhe Blerina Tufës ndërsa regjia është e Merita Martinos.
Alma Mile e vlerësoi kështu premierën në Shqipëri të kësaj opere: “Një listë shumë e gjatë bashkëpunëtorësh për shfaqjen e të hënës mbrëma, ku përveç idesë që një muzikant i oborrit mbretëror në Francë shkroi një vepër për heroin tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeun, nuk kishte shumë për të admiruar. Libreti ishte i çuditshëm. Në vepër Skënderbeu dashurohej me një princeshë serbe e joshej nga një sulltane turke. Muzika e interpretuar nga orkestra e Konservatorit të Leçes nën drejtimin e dirigjentit Jerome Correas ishte interesante, luhej me instrumenta antikë, fyej, oboe e organo. Ndërsa e dëgjoje, fare mirë mund të imagjonoje një oborr mbretëror dhe një publik që shijonte muzikën në modë të kohës. Ndërsa interpretimi i këngëtarëve linte shumë për të dëshëruar. Skënderbeu, i sjellë nga tenori Jean François Lombard, i veshur me kostum popullor shqiptar edhe pse ndodhej në oborret e sulltanit (sipas libretit) nuk përcillte asnjë lloj emocioni. Interpertimi i tij vokal, pa folur për atë aktorial që mungonte tërësisht, ishte aq i vakët saqë zor e kuptoje që bëhej fjalë për një të ri “të fortë, sypatrembur” që po bënte plane për tu arratisur nga sarajet e sulltanit. Deri diku i arrirë interpretimi i sopranos Anna Aurigi në rolin e sulltanes Roksanë dhe sopranos Azusa Saito në rolin e Serviljes. Mund të konsiderohet i mirë interpretimi i baritonit Antonio Guirao Valverde në rolin sulltan Muratit, ndërsa interpretimet e tjera ishin thuajse amatoreske, duke përfshirë këtu edhe koreografinë dhe kërcimin e balerinëve të AA-së. Elementi më pozitiv ishte kori i Akademisë së Arteve nën drejtimin e mjeshtres Suzana Turku, që u shfaq unik dhe i kombinuar në zëra. Vepra ishte menduar pa skenografi dhe mungonte loja skenike. Madje këngëtarët mbanin partiturat në duar kur interpretonin. Këngëtarët italianë që u ngjitën në skenë ishin të gjithë të rinj, ndoshta ende të padiplomuar dhe vepra nuk shkonte më tej se një shfaqje studentësh.”/Wikipedia/
Videoja “Starving Wolf Hunts Caribou” nga BBC Earth paraqet një nga skenat më dramatike të…
Pamjet që dikur konsideroheshin si teknologji futuriste tashmë po shndërrohen në një mjet kontrovers për…
Mbjellja e një peme frutore në oborr mund të sjellë bollëk. Por, para se…
Në vend të produkteve të shtrenjta, një zgjidhje e thjeshtë ndryshon strukturën e tokës…
Lënia e duhanit ka qenë gjithmonë një sfidë e vështirë, por sot ekzistojnë metoda…
Shkencëtarët kanë identifikuar shkakun e mpiksjeve shumë të rralla të gjakut tek disa persona…