Forma e vjetër e emrit të krahinës së Matit, dhe lumit me të njëjtin emër, prapakthehet tek lumi ilir Mathis.
Sipas albanologut Robert Elsie, ky term shfaqet historikisht si Mathia në vitin 1308 tek ‘Anonymi Descriptio Europae Orientalist’; si Mat në një dokument osman mbi taksat në vitin 1488, si Emathia në një histori të Jacques De Lavardinit mbi Gjergj Kastriotin më 1596; si Ematia në një letër të Pjetër Budit më 1621; prapë si Emathia në një raport të vitit 1671 nga Piero Stefano Gaspari, shkruan Konica.al.
Analogjia mes termit ilir Mathis dhe kryeqendrës së Maqedonisë së vjetër, Emathia, kishte shërbyer si ftillesë për ngritjen e hipotezës së kjo e fundit të gjendej hiç më larg sesa në Matin e sotëm.
Në këtë hulli shkonte edhe Naim Frashëri në një shkrim më pak të njohur për lexuesit:
«Maqedhonia kishte shumë qytete, po më me emër’ është Emathia (e madhja) dhe Pela, që kanë qenë krye- qytete qëmoti. N’emërit t’Emathisë është quajturë Mat’ i sotmë, q’është në Shqipëri»
© Salih Mehmeti
Burimet:
Robert Elsie, The Tribes of Albania: History, Society and Culture, 2015, f. 268
Naim Frashëri, Vepra: E këndimit çunavet këndonjëtoreja, Rilindja, 1986, f.213
Albert Vataj Në vitin 2003, në fushat e Norfolkut në Angli, kërkuesit e antikitetit me…
Një fotografi e realizuar në Mitrovicë, në vitin 1943, na kthen në një periudhë të…
Përpara se Nikola Tesla të bëhej një nga emrat më të rëndësishëm në historinë e…
Erdhi koha e tyre, e atleteve të bardha ! Vajzat që janë fanse…
Mandarinat janë ndër agrumet më të shijshme, falë aromës dhe përmbajtje së lartë të…
Në shumë vende bregdetare të zonës së Mesdheut, njerëzit betohen për të mirat…