<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Gërmimet në Finiqin e lashtë, zbulohet një skulpturë e madhe, afresk dhe monedha antike

Misionet arkeologjike janë rikthyer në Shqipëri me zbulime të reja pas ndërprerjeve prej pandemisë së koronavirusit. Në Parkun Arkeologjik të Finiqit arkeologët shqiptarë dhe italianë kanë zbuluar objekte të periudhave të ndryshme, përfshirë dhe një skulpturë të përmasave të mëdha. Në gërmimet e këtij viti në Finiq po marrin pjesë edhe studentë shqiptarë dhe italianë të arkeologjisë.

Arkeologët shqiptarë dhe italianë kanë rikthyer gërmimet në taracën jugore të Finiqit, një vendbanim i lashtë mes Sarandës dhe Delvinës, ku gërshetohen disa periudha historike. Gërmimet e misionit shqiptaro-italian, që në këtë vendbanim kanë nisur që në vitin 2000, këtë vit drejtohen nga Belisa Muka nga Instituti shqiptar i Arkeologjisë dhe Giusepe Lepore nga Universiteti i Bolonjës.

Gërmimet e këtij viti kanë sjellë gjetje të rëndësishme përfshirë edhe një skulpturë mermeri të përmasave të mëdha, thotë drejtuesja shqiptare e misionit Belisa Muka.

“Është një hapësirë e cila është me karakter publik, me një mori ndërtesash dhe që këtë vit dha rezultate të jashtëzakonshme jo vetëm në plotësimin e të dhënave stratigrafike, të të kuptuarit më të mirë të funksionit të kësaj hapësire, por edhe të gjetjeve të cilat do të hedhin dritë mbi disa aspekte të tjera sic janë besimet e ndryshme. Këtë vit kemi gjetur një skulpturë mermeri të përmasave të mëdha”.

Ndërsa profesori italian Giusepe Lepore thotë se misioni i këtij viti flet shumë pasi shënon rikthimin e gërmimeve pas ndërprerjes prej Covid-it.

“Është me të vërtetë i vecantë pasi shënon rikthimin pas periudhës së kovidit. Në vitin 2021 ne jemi rikthyer me impenjim dhe forcë të madhe dhe kemi sjellë edhe studentë shqiptarë dhe italianë duke e rinisur aktivitetin”.

Zonja Muka thotë se prania në gërmim e studentëve shqiptarë dhe italianë për ta është një shkollë e vërtetë.

“Bashkëpunimi ynë është shqiptaro – italian mes Institutit te Arkeologjisë dhe Universitetit te Bolonjës. Studentët tanë vijnë nga Departamenti i Trashëgimisë dhe Arkeologjisë në Univerisitetin e Tiranës. Synimi ynë është natyrisht të gërmojmë dhe studiojmë, por edhe të formojmë brezin e ri të arkeologëve”.
https://www.zeriamerikes.com/embed/player/0/6242793.html?type=video
Ndërsa professor Lepore thotë se Misoni arkeologjik po ecën shumë mirë pasi ka hyrë në vitin e 21.

“Jemi duke gjetur, sic mund ta keni parë këtu rreth nesh, qytetin romak. Më në fund po del në dritë në Finiq periudha romake nga Augusti tek Traiani e me tej në periudhën e antikitetit të vonë”.

Zonja Muka flet edhe për gjetjet e tjera të këtij viti në këtë vendbanim.

“Kemi material qeramik pafund, kemi objekte të ndryshme bronzi, kemi monedha, kemi dhe afresk. Kjo është një zonë që është përdorur e ripërdorur në periudha të ndryshme ku secila prej tyre ka lënë gjurmën e saj”.

Në interesimin e mëtejshëm të arkeologëve është jo vetëm Finiqi por edhe më gjerë zona e Kaonisë bregdetare, thotë më tej zonja Muka.

“Ky projekt është ideuar nga dy arkeologë të rëndësishëm, për palën shqiptare Shpresa Gjongecaj dhe për palën italine Sandro De Maria. Ne jemi pjesë e një tradite që vijon por jo vetëm në Finiq por edhe në territor. Interesi ynë është në zonën e Kaonisë bregdetare dhe kërkimet janë paralelisht ne Finiq dhe në Butrint”

Qyteti antik i Foinikes u kthye në Park Arkeologjik Kombëtar në vitin 2005 dhe përbën një nga qendrat arkeologjike më të rëndësishme të Shqipërisë. Lindur si qytet në fund të shekullit të V Para Krishtit, Foinike njihet si kryeqendra e kaonëve dhe më pas kryeqyteti i lidhjes së tre fiseve më të rëndësishme Kaonëve, Thesprotëve dhe Molosëve. Qyteti jetoi pas pushtimit të Romës dhe njohu faza të rëndësishme zhvillimi edhe më pas në periudhën bizantine dhe të antikitetit të vonë duke e humbur rëndësinë me fillimin e sundimit Osman.

postbck postbck

Recent Posts

Gjenet mund të ndikojnë se kush preket nga kanceri, shkencëtarët zbulojnë një lidhje të re

    Për herë të parë, shkencëtarët kanë sjellë dëshmi se përbërja gjenetike e një…

5 hours ago

Çfarë i ndodh tensionit të gjakut kur pini më shumë ujë?

    Marrja e mjaftueshme e ujit është thelbësore për shëndetin dhe është veçanërisht e…

6 hours ago

Nëse vuani nga diabeti, bëni kujdes me këto ushqime

    Personat që vuajnë nga diabeti duhet t’i kushtojnë rëndësi të veçantë ushqimeve që…

11 hours ago

Çka ndodh kur pini kafe në barkun bosh?

    Kafja është një nga produktet më të dashura për njerëzit në mëngjes. Sipas…

2 days ago

Nëse doni të kujdeseni për zemrën, ekspertët këshillojnë ta hani këtë ushqim çdo ditë

    Sipas ekspertëve, konsumimi i rregullt i tërshërës ndihmon në uljen e kolesterolit, kontrollin…

2 days ago

Pse shumë njerëz po konsumojnë kafe me limon, ky është efekti i saj

    Shumë njerëz nuk mund ta nisin ditën pa kafe. Ajo thuhet se rrit…

3 days ago