Dokumenti i rrallë/ Dalin në dritë poezitë shqip të shkruara me alfabet arab

Gjuha shqipe është shkruar me alfabete të ndryshme që kanë qenë në përdorim në rajon. Në periudhën Osmane gjuhën shqipe e gjejmë të shkruar edhe me alfabet arab. Klerikët shqiptar shpesh herë na kanë sjellë tekse dhe shkrime me përmbajtje fetare në gjuhën shqipe.

Në këto dy fletë kemi pjesë ilahi në turqishten e vjetër dhe në shqip.
Karakteristikë është mënyra e të shkruarit shqip. Duke qenë me përmbajtje fetare, në shkrim kemi edhe fjalë me terminologji arabe.

Tek një nga poezitë: “Hadha ilahi arnavuça” – “Kjo është ilahi shqip”

Kaligrafia e përdorur është nesih. Teksti është ndarë në katër kolona. Ndarja e kolonave është bërë me një shenjë luleje me ngjyrë të kuqe. Vargjet janë të shkruara në dy rreshta. Ashtu si në gjuhën arabe janë shkruar vetëm bashkëtingëlloret, kurse zanoret vendosen sipas shqiptimit.

Si lexohet:

Jam ni vaiz ipa yxhret le t’vijë për thevap t’vet e kush t’do t’shejtit për her t’bin salavat
Kush t’do t’me nigjue se s’due me mpague se me ditë kijamet jardëm iban arasat.

Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave/Fjala/

postbck postbck

Recent Posts

Pesë shenjat e hershme që tregojnë se vuani nga tensioni i lartë

  Tensioni i lartë i gjakut njihet edhe si “vrasësi i heshtur” sepse zakonisht nuk…

20 hours ago

Të mirat dhe të këqijat e fasuleve

  Fasulet konsiderohen si ushqim i shëndetshëm dhe shpesh mund ta gjeni në tryezat e…

5 days ago

Portreti i Gjergj Kastrioitit-Skënderbeut i punuar nga heroi Agim Ramadani

Nga: Ilir Muharremi Portreti i Skënderbeut është realizuar me një trajtim të butë figurativ nga…

2 weeks ago

Sekreti me ujin që do t’ju bëjë të kuptoni nëse vuani nga diabeti

  Diabeti është një nga sëmundjet në rritje në botë dhe megjithëse ka mënyra për ta mbajtur…

2 weeks ago

Çfarë u morri jetën tre milionë fëmijëve në vitin 2022?

  Më shumë se tre milionë fëmijë në mbarë botën ndërruan jetë nga infeksionet rezistente…

2 weeks ago

Shkenca, drejt një alternative natyrale ndaj Ozempic-ut

  Ozempic është bërë sinonim i humbjes së shpejtë të peshës dhe rregullimit të sheqerit…

2 weeks ago