Nëse keni pasur ndonjëherë ndjenjën se nuk jeni më aq të mprehtë sa dikur -për shembull ndoshta zhgënjeheni kur nuk gjeni dot emrin e një aktori ose politikani që shfaqet në ekranin e televizorit – kjo mund t’ju ketë nxitur të ndaleni dhe reflektoni mbi aftësinë e trurit tuaj, dhe nëse mos nga ai moment ka nisur “tatëpjeta”.
Është e vërtetë se zakonisht truri e përfundon zhvillimin në të 20-at tona, pas së cilës ka një ngadalësim gradual të aftësive njohëse me kalimin e moshës, prandaj është mirë që të filloni të mendoni herët për këto gjëra. Më vonë ekziston edhe rreziku i demencës, i shkaktuar nga sëmundje të tilla si Alzheimeri.
Vendet me popullsi të plakura, po përjetojnë tani rritje të normave të demencës. Por fatmirësisht, normat e ngadalësimit të aftësive njohëse dhe rreziku i demencës, ndikohen qëtë dyja nga ato që ekspertët i quajnë “’faktorë rreziku të modifikueshëm”. Pra ka arsye të jeni optimistë, pasi ka disa gjëra që mund të bëni për të ruajtur mprehtësinë e trurit tuaj, dhe për ta mbrojtur veten nga rreziku i demencës.
Qëndroni mendërisht aktivë, për të ndërtuar “rezerva”të aftësisë tuaj njohëse
Psikologët dhe gerontologët i referohen një koncepti të njohur si “rezervë njohëse”, e cila është në thelb aftësia e trurit për t’iu përshtatur përballë plakjes ose sëmundjes. Për shembull, nëse një person ka rezervë të lartë njohëse, atëherë edhe nëse shfaq disa nga shënuesit biologjikë të Alzheimerit, ka mundësi që të vazhdojnë të performojnë mirë në testet e tyre mendore.
Më e rëndësishmja:ka shumë aktivitete që mund të ndërtojnë rezervën tuaj njohëse, si leximi, luajtja e instrumenteve muzikorë apo këndimi, zgjidhja e lojërave me enigma, mësimi i një gjuhe të dytë të huaj dhe udhëtimet.
Socializohuni me të tjerët
Ju mund të keni parë në internet lojëra të shumta që e trajnojnë trurin për të qenë i freskët. Por problemi me këto lojëra, është se përfitimet e tyre nuk përgjithësohen. Madje ato madje mund të jenë të dëmshme, nëse luajtja për shumë kohë me to, ju largon nga shoqërimi me miqtë dhe familjen.
Izolimi social,cilësohet si një faktor kryesor rreziku për demencën. Një ekip studiuesish në Universitetin e Groningenit në Holandë, theksuan në studimin e tyre të fundit se “njerëzit me më pak pjesëmarrje sociale, kontakte shoqërore më pak të shpeshta, dhe më shumë ndjenja të vetmisë, kanë një rrezik në rritje për të zhvilluar demencën”.Prandaj kërkoni shoqërinë e të tjerëve sa herë që keni mundësi.
Qëndroni fizikisht aktivë
Për të funksionuar si duhet, truri juaj varet nga oksigjeni dhe lëndët e tjera ushqyese. Prandaj sa më i mirë që është shëndeti juaj kardiovaskular , aq më i aftë dhe më i shëndetshëm do të jetë edhe truri juaj. Njëkohësisht, një mënyrë jetese sedentare dhe obeziteti janë të lidhura me rënien më të shpejtë të aftësive njohëse dhe rritjen e rrezikut të demencës.
Prandaj përpiquni të ndërtoni një mënyrë jetese aktive në rutinën tuaj. Këtë gjë e garanton vrapimi i rregullt, çiklizmi, noti apo disiplina të ngjashme ushtrimesh. Por nëse nuk mundeni atëherë mund të provoni thjesht të ecni dhe të ngjitni shkallët më shpesh, apo të qëndroni më aktivë përmes kopshtarisë, ose të ushtroni rregullisht ndonjë lloj hobi tjetër që nxit rrahjet e shpejta të zemrës.
Hani shëndetshëm
Për trurin është shumë mirë nëse mund të keni një dietë të shëndetshme. Shmangia e tepërt e yndyrave të ngopura do të ndalojë bllokimin e arterieve, dhe konsumimi i shumë frutave dhe perimeve jeshile, do t’i sigurojnë trupit tuaj antioksidantë të bollshëm që ndihmojnë në pastrimin e trurit nga “radikalet e lira”, një lloj nënprodukti i dëmshëm i proceseve të ndryshme biologjike.
Për t’i arritur këto qëllime, Organizata Botërore e Shëndetit rekomandon të ashtuquajturën “Dieta Mesdhetare”, e cila është e pasur me fruta, perime, bishtajore (si thjerrëzat, fasulet dhe bizelet), arrat, drithërat dhe vaji i ullirit, ndërsa ka pak përmbajtje yndyrnash dhe mishi.
Jini vazhdimisht kuriozë
Ekziston një lidhje e fortë midis personalitetit dhe shëndetit të trurit. Njerëzit që janë më të hapur ndaj përvojave të reja, kanë tendencën të jenë mendërisht më të freskët, dhe më pak
të rrezikuar nga demenca. Siç shprehet në një studim të fundit një grup ekspertësh nga Universiteti i Xhorxhias në SHBA “të qenit me i hapur ndaj përvojave të reja lidhet me njëshpejtësi më të mirë psikomotorike, fleksibilitet konjitiv,dhe një kujtesë më të mirë”.
Mendoni pozitivisht
Jo pak studime tregojnë se qëndrimet tuaja ndaj plakjes, mund të kenë pasoja reale për shëndetin tuaj nervor. Nëse prisni që të bëheni gjithnjë e më të ngadaltë dhe të prirur ndaj harresës, kjo mund të bëhet një profeci vetë-përmbushëse.
Por nëse e kuptoni se shëndeti i trurit tuaj është deri diku në duart tuaja, dhe është e mundur – përmes stilit të jetës dhe rutinave të duhura –që të qëndroni mendërisht të shkathët gjatë jetës, atëherë nga kjo qasje ka të ngjarë të përfitojë truri juaj. Prandaj kërkoni gjithmonë modele pozitive. / ScienceFocus – Bota.al/
Shkruan: Ahmet QERIQI Shembujt e këngëve rapsodike shqiptare ku stigmatizohet dhe dënohet fuqishëm akti i…
Historiani shqiptar nga Peja, profesor Doktor Jahja Drançolli ka publikuar më 8 Gusht 2019,…
Një nga zbulimet më të rëndësishme të misionit shqiptaro-polak në Shkodër është gjetja e…
Letërsia shqiptare ka kaluar nëpër një rrugëtim të gjatë dhe të pasur, duke reflektuar ndryshimet…
Macet performojnë më mirë se sa fëmijët e vegjël në një masë të thjeshtë të…
Një muze online rifreskon të dhëna mbi atë çfarë ndodhte në Shqipërinë komuniste. Sipas faqes…